Patozi publikon fotografinë e Kryemadhit duke u puthur me Bashën: Dashtë Zoti të mos ndahen!

SHQIPTARI NEWS – Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi  ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh: “Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”.

Për këtë, ish deputeti i PD ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë “Dashtë Zoti të mos ndahen”, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi ku dy krerët e partive të opozitës jashtëparlamentare shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit.

“Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh”, shkruan Patozi.

Postimi i plotë:

DASHTË ZOTI TË MOS NDAHEN! Pas deklaratës së Monikës nga Mali i Tomorrit për mosnjohjen e COVID 19, duhet kërkuar dhe pritur me mbajtje fryme qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë çështje.
Shpresoj ta kenë të rakorduar dhe ta mendojnë njësoj, sepse ndryshe i bie që të lëkundet fort koalicioni i tyre i parimeve të forta, gati 6 muaj para zgjedhjeve.

Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh.

Nuk është, fjala vjen, si debati popullor i ditëve te fundit për njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi nga Shqipëria, së cilës fati i ka qëlluar të jetë kryesuese e OSBE-së.Madje nu k ka të krahasuar edhe me diferencën mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që po na shitet sikur do të vendosë fatin e pushtetit të ardhshëm në Shqipëri.

Dashtë Zoti që COVID 10 të mos e ndajë Lulin nga Monika!astrit patozibashaa-1-292x400

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img