KMA NEWS / Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot një mbledhje jashtë radhe për të diskutuar mbi veprimet e opozitës pas përjashtimit të ish –kryeministrit Berisha për 10 ditë nga kuvendi. Burime brenda grupit thonë se janë diskutuar dy skenarë: i pari, ai për bllokimin e seancës plenare të së enjtes dhe i dyti, bojkoti i parlamentit. Në fund është vendosur bojkoti i parlamentit për 10 ditë. Ish –kryeministri u përjashtu me vendim të Byrosë së Kuvendit, pas kërkesë të disa deputetëve të PS, sipas të cilëve ai bëri thirrje publike që shqiptarët të armatosen. Vetë Berisha, pas kërkesës, theksoi se ashtu si në seancën e të enjtes, ai kërkon që shqiptarët të pajisen me armë, me ligj të posaçëm.





