PD, në platformën e sajë zgjedhore, kërkon edhe zgjedhjen e presidentit nga populli

GAZETA E LONDRES – PD, në platformën e sajë zgjedhore, kërkon edhe zgjedhjen e presidentit nga populli

Anëtari i kryesisë së PD-së, Rezart Kthupi tha në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa theksoi se të enjten PD do të mbajë një mbledhje, ku do të paraqesë platformën e saj për Reformën Zgjedhore. Ndër propozimet e PD është çështja e zgjedhjes së presidentit dhe vettingut të politikanëve.

“PD ka një program të qartë. Janë paraqitur propozimet tona, pjesë e draftit fillestar, që do të plotësohet nga propozimet shtesë të PD dhe që nesër në orën 17:00 organizon një takim në të cilin do të parashtrojë platformën e saj në raport me Reformën Zgjedhore. Disa nga çështjet që janë ngritur në raport me Kodin Zgjedhor, prekin jo vetëm Kodin dhe Kushtetutën por në disa raste, prekin të gjithë infrastrukturën e lartë shtetërore.

Parimi që PD mbështet janë listat e hapura që domethënë që qytetari do të ketë të drejtën për të zgjedhur drejtpërdrejt se kush është deputeti që preferon. Paraprakisht duhet të zgjidhet partia politike dhe më pas deputeti. Një nga propozimet është çështja e Presidentit të Republikës. Ne duam që të ndryshojë formati se si zgjidhet presidenti i Republikës dhe të ndryshojnë kompetencat që sot ka. Propozimi tjetër është ai i vettingut të politikanëve, që do të shtrihet edhe në teknikalitete që kanë lidhje me afatet e depozitimit të kandidaturave dhe kohëzgjatjen e zgjedhjeve. Vettingu i politikave është nocion që e kemi përfshirë dhe ka të njëjtën logjikë politike dhe juridike me vetttingun që bëhet në të gjithë institucionet e tjera që kanë nevojë për një filtrim paraprak.”, theksoi ai.

Kthupi shtoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor duhet të ndryshojë totalisht.

“Në optikën e PD, gjykojmë që Kodi Zgjedhor në pjesën më të madhe duhet rishkruar. Opsioni do të ishte për një kod të ri zgjedhor, me kompetenca krejtësisht të ndryshme dhe për KQZ, me një riformatim për mënyrën se si administrohet sistemi i zgjedhjeve dhe krijimi i atyre mekanizmave për daljen gradualisht nga kontrolli i partive politike”, u shpreh ai.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img