PD refuzon zgjedhjet e qershorit, por baza propozon kandidatët për deputetë

KMA NEWS / Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD-së. Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë. Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër. Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, i cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi. “Gazeta Shqiptare” mëson se në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha. Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD-së Oerd Bylykbashi. Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu. Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj.

Komisioni

Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova. PD-ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin. “Çdo kandidat për deputet i PD-së do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti. Jemi e para parti që kemi ngritur Komisionin tonë të Integritetit dhe të Etikës, i cili tashmë është i pajisur me ekspertizën më të mirë, me njerëzit më të ndershëm, me mbështetjen ndërkombëtare, dhe ka hartuar praktikat më të avancuara bashkëkohore”, – deklaroi z. Basha në janar të këtij viti.

Afati

Afati zyrtar për propozimet ishte data 20 shkurt, dhe për këtë PD-ja lajmëroi hapjen e një dritareje në faqen zyrtare “pd.al” përmes së cilës demokratët mund të propozonin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Por kjo dritare e hapur në janar u mbyll menjëherë pas përfundimit të afatit, pikërisht më 20 shkurt. /gsh

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img