Përfundoi me sukses fazën e parë e negociatave për anëtarësim në BE, Ministria e Jashtme njofton hapin e rradhës

GAZETA E LONDRES – Përfundoi me sukses fazën e parë e negociatave për anëtarësim në BE, Ministria e Jashtme njofton hapin e rradhës

Komisioni Evropian njoftoi ditën e djeshme përfundimin e procesit ‘screening’ që njihet si faza e parë e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Sot ministria e Jashtme ka dhënë detajet për procesin, duke theksuar se zgjati 14 muaj me përfshirjen e 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të KE.

Duke e cilësuar këtë si një arritje shumë të rëndësishme në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian, Ministria e Jashtme, thekson se hapi i rradhës është çelja e grupkapitujve të parë për çështjet themelore.

“Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel. Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian.

Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit.

Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Procesi “screening” është faza e parë e negociatave, ndërsa më tej do të duhet që Shqipëria të avancojë në përafrimin e legjislacionit me BE.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img