Përfundojnë pa probleme shqetësuese votimet në Kosovë

KMA NEWS / Në Kosovë janë mbyllur tashmë 899 qendrat e votimit në 38 komuna ku sot u votua për pushtetin vendor. Rreth 44 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit.

Autoritetet vendase thonë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët Kosovës, ndërsa besojnë se rrjedha e tyre do të ketë ndikim edhe në çuarjen përpara të aspiratave të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë tërë ditës autoritetet ata kanë bërë thirrje për proces të qetë të votimeve dhe pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje që sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë një sprovë e rëndësishme për vendin.

Gjithsej 204 veta ishin në konkurrencë për kryetarë komunash dhe sipas sistemit zgjedhor këtë post në rrethin e parë e fiton ai që siguron 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota. Mbi 7 mijë kandidatë konkurruan për anëtar të asamblesë komunale.

Konkurrenca më e fuqishme për zgjedhjet komunale të 22 tetorit në Kosovë, zhvillohet në Prishtinë. Duke qenë kryeqyteti i vendit, ajo ka nxitur edhe shumë kandidatura të partive politike. Disa nga kandidatët u bënë thirrje sot qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Mbi 33 mijë vëzhgues të vendit por edhe ndërkombëtarë ndoqën procesin. Rreth 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian janë shpërndarë gjithandej Kosovës dhe sipas shefit të këtij misioni, Alojz Peterle procesi zgjedhor rrodhi i qetë përveç disa problemeve teknike.

Edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie ka vizituar institucionet dhe organizatat që merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë. 36 vëzhgues nga ambasada amerikane janë përfshirë në zgjedhjet e së dielës.

Vëzhguesit e koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, thanë se janë shënuar disa parregullsi dhe probleme të natyrës teknike në votimet e sotme, por të cilat nuk ushtrojnë ndikim thelbësorë mbi procesin.

86 prokurorë të Kosovës ishin përshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për keqpërdorimin e votës, ndërsa policia ë Kosovës u kujdes për të siguruar një proces të qetë.

Qetë edhe në komunat me shumicë serbe

Mbi 200 pjesëtarë të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ishin vendosur sot në pjesën veriore të Kosovës për të ndihmuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, atje pati një pjesëmarrje më të lartë në zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, sesa në pjesët tjera.

Shefi i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Jan Braathu, qëndroi në veri gjatë ditës me ç’rast tha se procesi zgjedhor është dukë u zhvilluar pa probleme të mëdha.

Po ashtu zyrtarë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, prokuroria dhe polica e Kosovës njoftuan se procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës u zhvillua pa ndonjë problem. Incidentet e vogla sipas tyre kryesisht kanë qenë teknike dhe nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor.

Policia kishte hartuar një plan të veçantë për veriun për shkak të ndasive të thella politike që kishin nxitur incidente gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor.

Pasdite policia tha se ka shkatërruar dy bomba dore që u zbuluan në një autobus i cili po udhëtonte nga Serbia në drejtim të Kosovës. Autobus me të cilin po udhëtonin votues serb u ndalua në vendkalimin kufitar verior ndërmjet të dyja vendeve ne Jarinjë. Policia arrestoi tre persona të përkatësisë kombëtare serbe po nuk dha më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img