Përfundon në mënyrë normale, bile 15 minuta para mosbindja civile e opozitës 

GAZETA E LONDRES – Përfundon në mënyrë normale, bile 15 minuta para mosbindja civile e opozitës

Mbyllet jo veç pa incidente, por edhe 15 minuta para protesta e mosbindjes civile e thirrur nga opozita në disa akse rrugore të vendit.

Protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.

Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img