GAZETA E LONDRES – Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në të 12 qarqet
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës për subjektet politike në të gjitha qarqet e vendit. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili në një postim në platformën “Facebook” njoftoi se procesi ka avancuar dhe tashmë po vijon numërimi i votave për kandidatët e listave të hapura.
Për herë të parë, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit patën mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Më shumë se 197 mijë emigrantë kanë dërguar votën e tyre me postë, në një proces historik për përfaqësimin politik të diasporës.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, rezulton se Partia Socialiste ka fituar në 11 nga 12 qarqet, duke marrë mbështetjen më të madhe nga votuesit jashtë Shqipërisë. Partia Demokratike ka arritur të kryesojë vetëm në qarkun e Kukësit, ku ka marrë gati 62% të votave, krahasuar me 27% të PS-së.
Ndërsa në qarkun e Shkodrës, PD ka marrë një rezultat pak më të lartë se PS-ja (42.27% kundrejt 40.01%), por ka pasur ndikim të dukshëm edhe PSD-ja e Tom Doshit, e cila ka marrë gati 7% të votave.
Qarku me rezultatin më të thellë për PS-në ka qenë Gjirokastra, me 76.1% të votave për socialistët.
Rezultatet paraprake të votës së diasporës sipas qarqeve:
Berat
PD: 11.12% | PS: 75.8%
Dibër
PD: 29.80% | PS: 60.58%
Durrës
PD: 25.68% | PS: 62.04%
Elbasan
PD: 16.94% | PS: 67.61%
Fier
PD: 12.54% | PS: 73.22%
Gjirokastër
PD: 13.16% | PS: 76.18%
Korçë
PD: 20.51% | PS: 75.23%
Kukës
PD: 61.91% | PS: 26.99%
Lezhë
PD: 34.13% | PS: 49.19%
Shkodër
PD: 42.27% | PS: 40.01% | PSD: 6.96%
Tiranë
PD: 30.39% | PS: 50.91%
Vlorë
PD: 12.5% | PS: 70%





