Përjashtimi i Metës nga Kongresi i PES, reagon Kryemadhi: Ja bënë qëllimisht për të tërhequr vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

GAZETA E LONDRES – Përjashtimi i Metës nga Kongresi i PES, reagon Kryemadhi: Ja bënë qëllimisht për të tërhequr vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen nga lajmi i lirimit të ish-deputetit të PS-së, Alqo Bllako.

“Doli Alqi Bllako, tërheqin vëmendjen. Merruni si u lirua Alqi Bllako”, u shpreh Kryemadhi teksa po futej në ambientet e Partisë së Lirisë.

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, ku nënvizohet se asgjë nuk është e vërtetë. Partia e Lirisë sqaron se Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë.

Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjia se kush gënjen Monika me Partinë e Lirisë apo…

Murphy: Meta ka mbështetur forcat nacionaliste, populiste dhe anti evropiane

Fakti që Ilir Meta është përjashtuar nga Kongresi i ardhshëm i Partisë Socialiste Evropiane është i vërtetë këtë e ka konfirmuar përmes një përgjigje interesimit të Report Tv edhe zëdhënësi i PES, Robin Murphy.

Murphy konfirmoi ekskluzivisht për Report Tv dhe Shqiptarja.com se Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e tyre që do të zhvillohet javën e ardhshme, edhe për shkak të të deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve populiste e nacionaliste në Evropë.

Madje në përgjigje Partia Socialiste Evropian, duke cituar Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të PES, Giacomo Filibeck thotë se nuk mund të ketë vend atje për liderët që u dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane.

Përgjigja e plotë

Po, mund të konfirmoj se PSE së fundmi i shkroi z. Ilir Meta në lidhje me Kongresin tonë të ardhshëm.

PSE është një familje politike me krenari progresiste dhe pro-evropiane. Ne bashkojmë partitë socialiste, socialdemokrate, demokratike dhe të punës nga e gjithë BE-ja dhe fqinjët e saj.

Pas deklaratave publike mbështetëse të fundit të z. Meta ndaj kampeve nacionaliste e populiste në Evropë, lidershipi i PSE vlerëson se zoti Meta nuk është i mirëpritur në Kongresin e ardhshëm të PES. Nëse dëshironi një citat për raportimin tuaj, jam i lumtur t’ju jap këtë nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PES, Giacomo Filibeck tha:

“Familja e PES do të mblidhet në Berlin javën e ardhshme për të ndarë vizionin tonë për një Evropë progresive, të bazuar në vlerat e demokracisë, lirisë, barazisë, paqes dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend atje për liderët që dëshirojnë sukses forcave të djathta, anti-evropiane”.

Besoj se kjo është një përgjigje mjaftueshëm ndaj pyetjeve tuaja, por mbetem në dispozicion nëse kërkohet sqarim i mëtejshëm.

Më poshtë përgjigja e zëdhënësit të PES, Robin Murphy

Përgjigjia zyrtare e PES/ Ilir Meta ‘non grata’ në Kongres, Murphy: Ka mbështetur forcat nacionaliste, populiste dhe anti evropiane

Përgjigja e zëdhënësit të PES, Robin Murphy
Anita Haradinaj tregon si është të jesh gruaja e një kryeministri, rrëfen momentin e vështirë: Ramushi s’ishte aty. Nuk e di askush…!

Leave a Reply

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img