Përjashtimin e ministrit Bushati e votoi PS, PD ishte kundër

KMA NEWS / Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit u mor masa e përjashtimit prej 10 ditësh të 6 deputetëve të opozitës, PD-LSI dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në mbledhjen për përjashtimin e ministrit Bushati kanë votuar vetëm deputetët e PS, ndërsa opozita ka votuar kundër.

NJOFTIMI I KUVEDIT PËR PËRJASHTIMIN E DEPUTETËVE

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, u mblodh Byroja e Kuvendit me këtë rend dite:

1-         Shqyrtimin e kërkesës të Kryetarit të Kuvendit me numër 1316 prot, datë 14.04.2018 për marrjen e masës disiplinore “përjashtim për një periudhë deri në 10 ditë nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione” të deputetëve Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

2-         Shqyrtimin e kërkesës së Kryetari të Kuvendit me numër 1312 prot. për marrjen e masës disiplinore “për përjashtimin e z. Ditmir Bushati deri në 10 ditë nga seancat e Kuvendit”.

3-         Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore më të rëndë “përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe komisione deri në 10 ditë”, me numër 1315 prot., të deputetëve Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari

Pas diskutimeve ndërmjet anëtarëve dhe dëgjesën që Byroja zhvilloi me secilin nga deputetët (znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Ditmir Bushati nuk ishin të pranishëm), për të cilët ishin paraqitur kërkesa për masë disiplinore, anëtarët e Byrosë së Kuvendit vendosën përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione të deputetëve:

  1. Edi Paloka, me 6 deputetë të mazhorancës pro dhe 2 deputetë të opozitës kundër;
  2. Flamur Noka, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
  3. Ervin Salianji, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
  4. Klevis Balliu, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
  5. Kejdi Mehmetaj, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
  6. Endrit Braimllari, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër.
  7. Ditmir Bushati, u përjashtua nga punimet e seancës plenare me 6 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe dy votat kundër të z. Paloka dhe z. Mima.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img