Përkujtohet Dita e të Rënëve në Shtetet e Bashkuara

KMA NEWS / Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve, ku kujtojnë amerikanët që kanë humbur jetën në luftëra gjatë gjithë historisë së vendit.

Presidenti Donald Trump mori pjesë në një ceremoni ku vihet një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, pranë Uashingtonit.

Zoti Trump tha para ceremonisë në Twitter se “ata që vdiqën për vendin tonë madhështor, do të ishin shumë të lumtur dhe krenar po të shihnin se sa mirë po ecën vendi sot”.

Shumë amerikanë e kanë ditën pushim sot dhe shkollat janë mbyllur. Fundjava treditore shihet si fillimi jozyrtar i stinës së verës. Shumë familje bëjnë piknik, ose shkojnë në plazh dhe parqe.

Dita e të Rënëve festohet gjithmonë të hënën e fundit të majit.

Dje, një aktivitet që quhet “Rolling Thunder” solli mijëra veteranë të luftës dhe të tjerë në Uashington, të cilët përshkojnë çdo vit rrugët e kryeqytetit me motoçikleta.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img