Përplasja e avionit me 179 të vdekur në Korenë e Jugut /Video kur shperthen në flakë

GAZETA E LONDRES – Përplasja e avionit me 179 të vdekur në Korenë e Jugut

Një avion udhëtarësh me 181 persona në bord shpërtheu në flakë të dielën pasi doli nga pista në një aeroport të Koresë së Jugut dhe u përplas në një mur betoni. Shumica e personave në bord vdiqën në një nga fatkeqësitë më të rënda të aviacionit të vendit.

Avioni i kompanisë Jeju Air u rrëzua gjatë uljes në qytetin Muan, rreth 290 kilometra në jug të Seulit. Ministria e Transportit tha se bëhet fjalë për një avion 15-vjeçar Boeing 737-800 që po kthehej nga Bangkoku dhe se përplasja ndodhi në orën 9:03 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Të paktën 179 veta vdiqën, tha agjencia e zjarrfikësve të Koresë së Jugut. Punonjësit e urgjencës tërhoqën në vend të sigurt dy persona, të dy anëtarë të ekuipazhit. Zyrtarët shëndetësorë thanë se ata janë të vetëdijshëm dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Dy persona llogariteshin të zhdukur rreth nëntë orë pas incidentit. Midis 179 trupave të gjetur, zyrtarët deri më tani kanë identifikuar 57 prej tyre, tha agjencia e zjarrfikësve. Udhëtarët ishin kryesisht nga Koreja e Jugut, si dhe dy shtetas tajlandez.

Agjencia zjarrfikëse dërgoi në vendin e ngjarjes 32 kamionë dhe disa helikopterë për të vënë flakët nën kontroll. Rreth 1,570 zjarrfikës, policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë u dërguan gjithashtu në vend, sipas agjencisë zjarrfikëse dhe ministrisë së Transportit.

Pamjet e përplasjes të transmetuara nga kanalet televizive të Koresë së Jugut shfaqën avionin e kompanisë Jeju Air duke rrëshqitur nëpër pistën e aeroportit shpejtësi të madhe, me sa duket me mjetet e uljes ende të mbyllura, duke kapërcyer pistën dhe duke u përplasur me një mur betoni dhe duke shpërthyer. Stacione të tjera televizive lokale transmetuan pamje me shtëllunga të dendura tymi të zi që dilnin nga avioni, i cili u përfshi nga flakët.

Lee Jeong-hyeon, shefi i stacionit të zjarrfikësve në Muan, tha në një konferencë shtypi se avioni u shkatërrua plotësisht dhe vetëm pjesa e bishtit mbeti e dallueshme midis rrënojave. Ai tha po shqyrtohen mundësi të ndryshme rreth asaj që e shkaktoi rrëzimin, duke përfshirë mundësinë që avioni ishte përplasur me zogj.

Zyrtarët e ministrisë së Transportit thanë më vonë se vlerësimi i tyre i hershëm i të dhënave të komunikimit tregon se kulla e kontrollit të aeroportit lëshoi një paralajmërim për mundësinë e përplasjes me zogj goditjen pak para se avioni të synonte të ulej dhe t’i jepte pilotit lejen për t’u ulur në një zonë tjetër. Piloti dërgoi një sinjal shqetësimi pak para se avioni të dilte nga pista, thanë zyrtarët.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Transportit Joo Jong-wan tha se punëtorët kanë marrë të dhënat e fluturimit dhe “kutinë e zezë” të avionit, të cilat do të hetohen nga ekspertët e qeverisë për të mësuar shkakun e përplasjes dhe zjarrit. Ai tha se mund të duhen muaj që hetuesit të përfundojnë punën e tyre. Pista në aeroportin Muan do të jetë e mbyllur deri më 1 janar, tha ministria.

Për këtë tragjedi, Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok ka shpallur një javë zi kombëtare.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img