Përpos LSI-së edhe 4 kandidatë për deputet të PDIU-së me precedentë penalë

KMA NEWS / Përpos 3 kandidatëve për deputet të LSI-së edhe 4 kandidatë të PDIU-së po ashtu janë me precedentë penalë në të shkruarën e tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listat shumemërore të kandidatëve për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe mësohet mëson se nga shqyrtimi i dokumentacionit është konstatuar se katër kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor.

Shkëlqim Murati, kandidati i 8-të në listën shumëemërore të PDIU-së në Qarkun e Fierit është deklaruar fajtor për tre vepra penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve” (I dënuar me 100.000 lekë gjobë), “Organizim i llogarive të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë) si edhe “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” (I dënuar me 50.000 lekë gjobë).

Fatos Hoxha, i renditur i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun Kukës është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë” dhe është i dënuar me 30.000 lekë gjobë.

Seit Fishta, kryeson listën e kandidatëve të PDIU-së në Qarkun e Shkodrës. Ai është deklaruar fajtor për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, falsifikim dokumenta, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe është i dënuar me 5 vjet burgim.

Robert Bano, i renditur i 6 në listën e kandidatëve për deputetë të PDIU-së në Qarkun e Tiranës është deklaruar fajtor për veprën penale  “Përvetësim i Pasurisë Socialiste” dhe i është dhënë masë edukuese qarku shoqëror.

Referuar ligjit të dekriminalizimit, KQZ-ja bën me dije se asnjë prej tyre nuk është në kushtet për refuzimin si kandidat për deputet të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Tre  kandidatë për deputet të LSI-së me precedentë penalë

Tre kandidatë për deputet të LSI-së kanë patur precedent penalë në të kaluarën. Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas BalkanWeb, nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, rezulton se të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së.

Tre kandidatët e LSI-së janë: Kandidati në Qarkun e Beratit, Klajdi Qama, i renditur i 7-ti në listë ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat për “Kanosje”. Mësohet se ai është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë dhe se në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është rehabilituar.

Sokol Ponari është kandidat për deputet i renditur i dyti në listën shumëemërore të LSI-së në Qarkun Kukës. Ai ka deklaruar që është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë Rendit Publik” dhe është dënuar me 2 muaj burgim dhe është vënë të kryejë një punë në interes publik për një kohë prej 60 orësh.

Ylli Shehu, i renditur i 9-ti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Tiranë ka deklaruar që është dënuar me gjobë me vendim gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Por referuar ligjit të dekriminalizimit, KQZ bën me dije se asnjë kandidatë nuk është në kushtet për  refuzimin e tyre si kandidat për deputet të LSI-së.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img