GAZETA E LONDRES – Përurimi i transformimit të Piramidës dhe një plagjaturë nga të huajt!
Nga Genta KALOÇI
Cili është Arkitekti i vërtetë dhe cili i rremi?
Kolaneci apo wini willi (uini uilli)?
Përurimi i transformimit të piramidës me paret tona dhe me dënglat e mashtrimet tuaja kjo s’ka ku të vejë më keq. Epo të mos ftohet profesori arkitekti (që është shkollë më vete në projektimin shqiptar) si z. Kolaneci është një padrejtësi në lidhje me të drejtat e autorit që sistemi juaj pseudo demokratik na i përplas përditë, por nuk i zbaton kurrë.
Në rastin konkret në pamundësi të prezencës së tij duhet të ishte familja (b/shortja ose fëmijët) pavarësisht lidhjes me sistemin para 90-ës. Kjo është një situatë e papreçedentë, e pa ndodhur në asnjë vend perëndimor (që synojnë të shkojnë vendasit) të organizohen përurime, aktivitete të tilla pa autorin origjinal të veprës. Të vjedhësh punën e tjetrit e ta paraqesësh si tënden kjo është çmenduri, vetëm në një vend pa kulturë, pa ligje, pa arsim, pa respekt, pa mirënjohje mund të ndodhin fenomene të tilla pas 90-ës.
Artitekti i njohur Klemend Kolaneci ishte autori i Piramidës, Pallatit të Kongreseve dhe mbi 400 veprave të tjera.
Pa fjalë. Pa koment. Habi.
Plagjaturë publike e vjedhjes së punës, veprës të të drejtave të autorit me firmë e vulë nga të gjitha institucionet e shtetit, pushtetit, opozitës, medias, shoqërisë civile, avokati i popullit, prokurorisë, drejtësisë. Më rëndë akoma që ky akt legjitimohet me vulë apostile nga ndërkombëtarët, nga ata që na pipilisin kokën 24/7 pa pushim për një sistem që shitet se ruan e mbron të “drejtat e individit e të autorit”.
Nëse nuk ecën krah për krah me mirënjohje e në harmoni me të shkuarën personale e të vendit tënd në një sistem që propagandon 24/7 se është gjoja paqësor e demokrat atëherë ki kujdes se mos shembesh nga ajo që shmangesh e ke frikë.
Nuk mund të ecësh para nëse nuk bën paqe me të shkuarën tënde, juve do ju shëmbi e shkuara juaj. Ajo që ke frikë, ajo të shemb.
Aksiomë jetësore e verifikuar shkencërisht nga shkencat sociale, psikologjia moderne.
Gjeni Arkitektin e Piramidës dhe palaçon e pushtokracisë tridhjetvjeçare!





