Petrit Vasili komenton deklaratën “bombë” të ambasadorit amerikan: Vuri gishtin në plagë

KMA NEWS/ Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e fortë të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili duke kritikuar sistemin e drejtësisë, përmendi Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun, si persona që kanë kryer krime, por janë ende të lirë. Vasii e cilësoi rast unikal deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve për reformën në drejtësi, gjatë së cilës përmendi emra konkretë personash që i kanë shpëtuar drejtësisë. Për Vasilin Lu dha shembullin e ndarjes së politikës nga demagogjia.

“Gjëja më e rëndësishme që ambasadori ka thënë, është që të mos flasim më për problemet në përgjithësi por të flasim me emrat konkretë dhe dha shembullin e ndarjes së politikës nga demagogjia dhe ka vënë gishtin në plagë. Plagë të tilla kanë nevojë për shërim, plagë të tilla kanë përgjegjës dhe ata duhet të përgjigjen. Amnisti nuk ka për kurrkënd që ka detyruar SHBA të flasë edhe me emra të përveçëm. Koha e fshehjes pas gishtit ka mbaruar. Ka thënë mos mendoni që gjërat nuk dihen edhe kur gjërat nuk thuhen”, tha nënkryetari i LSI-së në News 24.

Deklaratë e fortë nga Lu: Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku lëvizin të lirë edhe pse kanë bërë krime

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu bën deklarata të forta dhe me emra konkret gjatë një takimi për reformën në Drejtësi. Duke kritikuar sistemin e drejtësisë, Lu ka përmendur Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun.

“Emiljano Shullazi është një emër i përmendur për trafik droge. Persona si Arben Frroku që vrau komisarin e policisë u lirua dhe është i lirë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë. Me reformën në drejtësi, Shqipëria do të jetë më e sigurtë”, tha ambasadori amerikan.

Konferenca për reformën në Drejtësi është organizuar nga Ministria e Drejtësië.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img