Policë grek dhe femra në rrjetin e trafikantëve shqiptarë të drogës

KMA NEWS/ Një rrjet i mirëorganizuar i trafikut të drogë, i drejtuar nga shqiptarë, është goditur në Greqi. 20 persona përfunduan në pranga, mes të cilëve 9 janë shqiptarë. Edhe kryetari i grupit është nga Shqipëria, një 36-vjeçar me inicialet E.K. Ai u arrestua në Maqedoni. Pjesë e grupit janë edhe 2 femra, 1 shqiptare dhe 1 greke, si dhe 9 grekë të tjerë dhe një sirian.

Ky grup, sipas mediave greke, kishte arritur të rekrutonte edhe punonjës të policisë, të cilët siguronin magazinimin dhe transportin e lëndës narkotike.

Banda mendohet se fuste në Greqi sasi të mëdha kokaine. Policia e Atikës kishte rënë prej kohësh në gjurmë të trafikantëve, por i zhvilloi hetimet derisa arriti të zbulonte të gjithë anëtarët dhe kreun e tij.

Portat hyrëse të drogës ishin Shqipëria dhe ishulli i Kretës ku futej droga e ardhur nga Turqia. Nga Kreta ajo transportohej nëpërmjet linjave të tragetit për në Peloponez.

Ndërsa nga Shqipëria transporti kryhej me autovetura.

Disa anëtarë të rrjetit ishin arrestuar më parë për vepra të ndryshme penale, por ata vazhdonin të kontribuonin përmes mbështetësve të tjerë në vazhdimin e aktivitetit.

Policia greke bëri të ditur se ka ngritur akuzë për 43 persona, 6 prej të cilëve gjenden aktualisht në burg. Të arrestuarit janë të gjithë të moshës mes 25 dhe 45 vjeç.

Të gjithë anëtarët e rrjetit ishin instruktuar për të mos folur lirshëm në celular. Ata përdornin terma futbolli për t’u marrë vesh me njëri – tjetrin për oraret apo vendin ku do të shkëmbenin drogën. Rrjeti ishte ndarë në 3 grupe, ku secili mbulonte një pjesë të trafikut. Grupi i drejtuar nga shqiptari E.K mbulonte dërgimin e drogës në qendrën e paraburgimit në Koridhalos. E.K drejtonte edhe grupin e dytë që merrej vetëm me transportimin e drogës nga Turqia dhe Shqipëria dhe me shpërndarjen në Athinë.

Grupi i tretë, i cili kishte gjithashtu në drejtim një shqiptar 33 vjeç, merrej me sigurimin e drogës në Hollandë, Shqipëri e Turqi. Pjesa e policëve të rekrutuar ishte kryesisht ajo e dhënies së informacionit.

Në ditën e operacionit policia sekuestroi:

• 1.795 kg kokainë
• 2.085 kg heroinë
• 7.864 kg kanabis
• Laborator për përpunimin e drogës
• dy pistoleta me tre karikatorë
• dy armë
• 91 fishekë
• dy shpata
• një dorezë bronzi
• një shkop prej druri
• 33.615 euro
• 5.100 lekë shqiptare
• katër zinxhirë floriri
• një dollar amerikan
• gjashtë mjete
• një motor
• 61 celularë
• një tabletë
• dy peshore elektronike

lapsi.al

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img