Polici në Nju Jork vret gruan shqiptare, dy fëmijët e më pas veten

GAZETA E LONDRES – Polici në Nju Jork vret gruan shqiptare, dy fëmijët e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia e Clarkstown raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49 vjeç, me sa duket vrau gruan e tij, Ornela 43 vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.

Watson, 49 vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë.

Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë.

Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet. Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në Neë City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në Ëest Nyack. Ornela Morgan ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.

Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img