Policia ka sekuestruar rreth 5 milion euro kontraband në Portin e Durrësit

KMA NEWS / Policia shqiptare në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar kanë zbuluar rreth 5 milion euro dhe 80 mijë franga svicerane në Portin e Durrësit. Fillimisht, sasitë e para të eurove u gjendën në brendësi të një automjeti tip “Toyota Yaris” i nisur nga Belgjika, i mbi një transportues së bashku me 7 makina të tjera dhe përmes Italisë ishte imbarkuar në tragetin e linjës Bari – Durrës. Kontrollet e ushtruara në Portin shqiptar çuan në zbulimin e sasisë tjetër, në një makinë të dytë. Katër persona përfunduan në pranga, Agim Çeka, shoferi i mjetit që transportonte autoveturat, Klevi Lika, pronar i kompanisë që kryente transportin e mjeteve, së bashku me babin e tij Edi Lika, si dhe Alban Mullaomeri, i cili rezulton të ketë kontraktuar kompaninë për transportin e autoveturave. Ndërkohë dy persona të tjerë, E.V. dhe A.V., që sipas policisë janë porositësit e mallit, janë shpallur në kërkim.

Mbi këtë ngjarje kanë nisur dhe debatet politike, të cilat u nxitën në fakt nga deklarimet në sallën e parlamentit të enjten e kaluar, nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke reaguar ndaj socialistëve të cilët nisën të qeshnin me fjalën e tij. Zoti Basha ju drejtua kreut të Grupit socialist Taulant Balla ndërsa tha se “njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda”.

Sipas policisë, njoftimin e parë për një mjet, “që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit”, ajo e kishte marrë nga burimet e saj të mërkurën më datë 20 Qershor. Ndërsa pasditen e së enjtes, pasi zoti Basha kishte bërë deklaratën e tij në parlament, “një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara”.

Edhe sot zoti Basha ju përmbajt deklaratës të së enjtes, se paratë ishin të lidhur me drejtuesin e lartë socialist Blla. Sipas tij “paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës, aktive kryesisht në zonën e Elbasanit, por edhe të gjithë Shqipërisë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri. E treta, policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar. Është një nga vendet partnere, i cili është skeptik përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin në veçanti kundër krimit dhe korrupsionit”.

Zoti Balla reagoi përmes një statusi në Facebook duke hedhur poshtë akuzat, që sipas tij janë pjesë e gënjeshtarve të përditshme të Kryetarit demokrat.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img