Presidenti amerikan Biden: Urdhër arresti për Putinin është i justifikuar

GAZETA E LONDRES – Presidenti amerikan Biden: Urdhër arresti për Putinin është i justifikuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u shpreh se beson se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të ngritur akuza ndaj Presidentit Vladimir Putin është “i justifikuar”.

“Mendoj se është e justifikuar. Megjithëse ne nuk e njohim (gjykatën), mendoj se jep një mesazh shumë të fortë”, tha Presidenti Biden.

Të premten Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi se kishte lëshuar një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, për shkak të dyshimeve për përfshirje në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

“Sot, më 17 mars 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar dy fletëarreste në lidhje me situatën në Ukrainë, për Vladimir Putinin, President i Federatës Ruse dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, të akuzuar për krimin e luftës së deportimit të fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë. Ndalohet nga ligji ndërkombëtar që fuqitë pushtuese të transferojnë civilë nga territori ku jetojnë, për në territore të tjera. Fëmijët gëzojnë mbrojtje të posaçme sipas Konventës së Gjenevës”, tha Piotr Hofmanski, President i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ndonëse Gjykata Penale Ndërkombëtare ka paditur udhëheqës botërorë më parë, kjo është hera e parë që ajo lëshon një urdhër arresti për udhëheqësin e njërit prej pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vendimet u dënuan menjëherë nga Moska dhe u mirëpritën nga Ukraina, e cila i konsideroi ato si një përparim të madh. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se Rusia nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe i konsideron vendimet e saj “ligjërisht të pavlefshme”. Ai shtoi se Rusia e konsideron masën e gjykatës një “sjellje të ashpër dhe të papranueshme”.

Sidoqoftë, Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe vuri në dukje rëndësinë e saj, gjatë një vizite të shtunën në Japoni.

“Nuk kam shumë për të shtuar. Askush nuk është mbi ligjin. Kjo është një shtyllë shumë e rëndësishme e ligjit ndërkombëtar. Të gjithë e dimë se Gjykata Ndërkombëtare Penale është një institucion i rëndësishëm, mandati i së cilës është dhënë nëpërmjet traktateve ndërkombëtare”, tha Kancelari Scholz.

Presidenti i gjykatës, zoti Hofmanski, thotë se sipas Statutit të Romës është e mundur dhe madje është detyrim ligjor për vendet anëtare që të bashkëpunojnë me gjykatën gjë që “përfshin edhe zbatimin e fletë-arresteve”. Por, zbatimi i tyre është në dorën e komunitetit ndërkombëtar. Gjykata nuk ka forcën e saj policore për të zbatuar vendimet e marra.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img