KMA NEWS / Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndërsa ka dënuar ashpër vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti, ka inkurajuar organet ligjzbatuese që t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
“Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet e thella familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, duke inkurajuar organet ligjzbatuese si dhe gjykatat shqiptare të vënë para drejtësisë dhe t’i japin autorit të krimit një dënim shembullor, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më e të mos lëndojnë e prekin familjen e mbarë shoqërinë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Për Metën kjo vrasje mizore është një alarm për shoqërinë shqiptare. Presidenti i bën thirrje për të gjitha strukturat e mekanizmat e shtetit e shoqërinë civile të kthejnë vëmendjen e tyre ndaj grave dhe nënave shqiptare të cilat fatkeqësisht janë bërë viktima të dhunës dhe krimit në familje dhe në shoqëri.
Reagon edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Zaganjori: Vrasja e gjyqtares Hafizi akt i ulët
Në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi ka reaguar edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori.
Zaganjori thotë se ky është një akt i ulët, ndërsa vlerëson Hafizin si grua, nënë dhe gjyqtare.
“Denojme me force kete akt te ulet qe i mori jeten nje gruaje, nje nene, nje kolegeje magjistrate te dalluar dhe nje qytetareje te pafajshme. Ndarja e parakoheshme nga jeta e Fildesit, jo vetem ka hidheruar familjaret e saj per humbjen e njeriut te tyre te dashur, por ka tronditur gjithashtu koleget e saj gjyqtare ne te gjithe vendin dhe i ka privuar drejtesise nje juriste dhe nje gjyqtare te afte e me prespektive.
Edhe pse e re ne profesion, ajo ka dhene kontributin e saj ne sistemin e drejtesise si nje magjistrate e shkelqyer dhe e apasionuar. Per shkak te cilesive e aftesise te saj, Fildesi ishte zgjedhur nga vete magjistratet si perfaqesuese e tyre ne Bordit te Shkolles se Magjistratures, duke e perfaqesuar denjesisht besimin e kolegeve te saj.
Forca dhe kurajo mbizoterofte ne familjen e saj dhe dy femijet e mitur.“, thuhet në reagimin e Zaganjorit.






