SHQIPTARI NEWS – Presidenti Zelensky zotohet të çojë ushtrinë ruse para drejtësisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se do të ndjekë me zell akuzat për krime lufte kundër forcave ruse në rajonet e pushtuara të vendit.
Duke folur gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes drejtuar popullit ukrainas, Zelensky tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të identifikuar autorët e mizorive.
“Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar sa më shpejt të gjithë ushtrakët rus të përfshirë në këto krime,” tha ai.
“Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për nxjerrjen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kanë kryer.”
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai kishte diskutuar statusin e hetimeve me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, presidentin polak Andrzej Duda dhe kancelarin austriak Karl Nehammer.
Zelensky pretendon se më shumë se 300 civilë janë torturuar dhe vrarë në Bucha

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i është drejtuar popullit ukrainas nga zyra e tij në Kiev.
Zelensky akuzoi forcat ruse për vrasjen dhe torturimin e më shumë se 300 civilëve në ish-qytetin e pushtuar Bucha, ku janë zbuluar prova të krimeve të dyshuara ruse të luftës.
“Ne sapo kemi filluar një hetim për gjithçka që kanë bërë pushtuesit,” tha Zelensky.
“Aktualisht, ka informacione për më shumë se treqind njerëz të vrarë dhe të torturuar vetëm në Bucha. Ka të ngjarë që lista e viktimave të jetë shumë më e madhe kur të kontrollohet i gjithë qyteti. Dhe ky është vetëm një qytet.”
“Tashmë ka informacione se numri i viktimave të pushtuesve mund të jetë edhe më i madh në Borodyanka dhe disa qytete të tjera të çliruara”, vazhdoi ai.
“Në shumë fshatra të rretheve të çliruara të rajoneve të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, pushtuesit bënë gjëra që vendasit nuk i kishin parë as gjatë pushtimit nazist 80 vjet më parë. Pushtuesit patjetër do të mbajnë përgjegjësi për këtë.”
Presidenti ukrainas Zelensky do t’i drejtohet OKB-së të martën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të flasë në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën.
Duke folur gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes drejtuar popullit ukrainas, Zelensky tha se është në interesin e Kievit që të ketë një hetim të hapur dhe transparent për vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha.
“Dëshiroj të theksoj se ne jemi të interesuar për hetimin më të plotë, transparent, rezultatet e të cilit do të njihen dhe do t’i shpjegohen të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, tha Zelensky.
Inteligjenca ukrainase ka publikuar listën e ushtarakëve rusë që pretendohet se kryen krime lufte në Bucha
Shërbimi i inteligjencës ukrainase ka publikuar atë që pretendon se është një listë e personelit rus “që kreu krime lufte kundër popullit të Ukrainës në Bucha”.
Lista, e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, përfshinë emrat, datat e lindjes, numrat e pasaportave dhe gradat e rreth 2000 ushtarakëve.
Në një mesazh thuhej: “Mos harroni! Të gjithë kriminelët e luftës do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera kundër popullatës civile të Ukrainës.”





