Princesha Kate diagnostikohet me kancer, po trajtohet me kimioterapi

GAZETA E LONDRES – Princesha Kate diagnostikohet me kancer, po trajtohet me kimioterapi

Nga Mimoza CACA, Londer

Princesha e Uellsit, Kate tha të premten se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese pasi u diagnostikua me kancer, në vijim të kontrolleve pas një operacioni abdominal në muajin janar.

42 vjeçarja, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit Willam qëndroi e shtruar për 2 javë në spital në janar. Zyra e saj njoftoi asokohe se ndërhyrja për një sëmundje jokancerogjene rezultoi e suksesshme, por pa dhënë detaje mbi sëmundjen.

Megjithatë, në një video-mesazh, Princesha Kate tha se në kontrollet e mëvonshme ishin zbuluar qeliza kancerogjene, por ajo tha se ishte mirë dhe gjendja e saj po përmirësohej.

“Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një trajtimi parandalues me kimioterapi dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimit”, tha Princesha në Kate në videon e cila ishte regjistruar të mërkurën.

“Ishte një tronditje e madhe. Unë dhe William kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përballuar këtë privatisht, për hir të familjes sonë të re”, tha ajo.

Mbreti Çarls III njoftoi në muajin shkurt se do t’i nënshtrohej trajtimeve për sëmundjen e kancerit, çka nënkuptonte se i duhej të shtynte të gjitha detyra e tij mbretërore.

Pallati Kensington, njoftoi se nuk do të jepte detaje mbi llojin e kancerit dhe se trajtimi me kimioterapi kishte nisur në muajin shkurt.

Në njoftimin pas operacionit të saj në janar, bëhej me dije se Princesha Kate nuk do të mund t’u kthehej detyrave zyrtare deri pas Pashkëve, por mungesa e saj nga jeta publike nxiti shumë spekulime në mediat sociale.

Ajo dhe William, kishin kërkuar të ruhej privatësia lidhur me sëmundjen e kancerit derisa fëmijët e tyre, Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 dhe Princi Louis, 5 vjeç, të fillonin pushimet shkollore, këtë të premte.

“Më është dashur kohë që të rimëkëmbem nga një ndërhyrje e vështirë në mënyrë që të nisja trajtimin. Por më e rëndësishmja, më është dashur kohë që t’i shpjegoj gjithçka në mënyrën e duhur për ta, George-it, Charlotte-ës dhe Louis-it dhe t’i jap atyre siguri se do të jem mirë”, tha Princesha.

Princesha Kate nuk ishte parë në ngjarje publike që kur iu bashkua anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në një shërbesë në kishë ditën e Krishtlindjes.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img