KMA NEWS / Ka nisur në Kosovë seanca parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit.
Pas bojkotit për katër herë, koalicioni PAN ka arritur i pari në sallën e Kuvendit ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.
Të pranishëm në sallën e kuvendit janë edhe Vetëvendosje, koalicioni LAA dhe Lista Serbe.
Pika kryesore dhe e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit kosovarë.





