Prokuroria sekuestron llogarinë me 600 mijë euro të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit

KMA NEWS / Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

ABC NEWS ka mësuar se sekuestrimi i kësaj shume parash ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj disa kompanive të tregtimit të karburanteve.

Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 milionë euro dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj kompanive të tregtimit te naftës në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 milion euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventiv të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img