Prokuroria sekuestron prozhektorët e ndriçimit për hetimin e helmimit në mitigun e PD-së

KMA NEWS / Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Një ditë pas infektimit të rreth 140 mbështetësve të PD-së, prokuroria vijon hetimet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të helmimit.

Prokuroria ka marrë vendimin për sekuestrimin e prozhektorëve pasi dyshohet se pikërisht ndriçimi ka qenë shkaku i lëndimit të dhjetëra personave që morën pjesë në miting, mes tyre edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ndërkohë Policia e Shtetit kambledhur qentë endacakë për tëkrzer ekspertime me prozhektorët e sekuestruar nga prokuroria. 

qent;

Meqënëse mungojnë ekspertët dhe mjetet për të zbuluar me anë të ekzaminimit shkencor, se çfarë ndodhi në mitingun e PD në Tiranë, drejtuesit e policisë i kanë dhënë një zgjidhje alla shqiptarçe. Pas dyshimeve se shkak për atë që ndodhi u bënë prozhektorët, policët kanë menduar të mbledhin qen rruge dhe t’i ekspozojnë ndaj rrezatimit të tyre. Burime nga policia thanë për Lapsi.al se mungojnë ekspertët për të bërë ekzaminimin e duhur, ndaj prova mbi qentë e rrugës është e vetmja mënyrë për të pasur një përgjigje të shpejtë.

Opinioni publik është tronditur nga ajo që ndodhi të shtunën në hapjen e fushatës së PD dhe presioni i kohës bie mbi policinë. Gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë provë, pasi skena e krimit u ngrit të nesërmen në 7 të mëngjesit. Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave. 140 persona përfunduan në spital me irritim të lëkurës, frymëmarrje të vështirë, skuqje të syve etj

Mbi 140 persona të gjithë pjesmarës në mitingun e hapjes së fushatës të opozitës janë paraqitur gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës në spitain e Tiranës me shenja helmimi.

Që të gjithë kishin të njejtat simptoma si skuqje, kruarje dhe djegie të syve apo dhe irritim në fytyrë dhe ne pjesën e qafës. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe vështirësi të lehta në frymëmmarrje. Vetëm një numër i vogël është mbajtur për kujdes të mëtejshëm, ndërsa pjesa tjetër ka lënë brenda një kohe të shkurtër spitalin. Shenjat e helmimit kanë prekur dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, i cili gjithashtu është paraqitur në spital tëdielën në orët e para të mëngjesit.

Për këtë ngjarje janë angazhuar një numër institucionesh. Për disa orë sheshi para kryeministrisë ku u mbajt mitingu u bllokua nga policia ndërsa ekspertët e saj po ekzaminonin vendin. Në hetime është përfshirë dhe prokuroria ndërsa për zbulimin e kësaj ngjarjeje janë përfshirë dhe strukturat e antiterrorit dhe të shërbimeve sekrete.

Duke komentuar ngjarjen, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se “Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe të përkohshme, jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Unë mund të them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne do të bëjmë analizën tonë”.

Partia Socialiste ka reaguar nëlidhje me deklaratat e drejtuesittëopozitës. “Ditën e sotme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysmë ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjitha autoritetet përkatëse ishin gati për të ofruar ndihmes%

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img