KMA NEWS / Ashtu siç kishim paralajmruar edhe më parë reforma e drejtësisë do të miratohet, por pa dëshirën e krerëve të politikës dhe politikanve me ndikim në partitë e tyre. Reforma do të miratohet falë vendosmërisë së SHBA dhe Gjermanisi e theksoj Gjermanisë e jo BE-së, se kështu është në fakt realiteti. Megjithse Meta deklaron se do ta votojmë reformën dhe të 20 votat e LSI do të jenë pro, kjo është një mashtrim i vetes, opinionit publik dhe Ndërkombëtarve, por që nuk do zgjasi shumë. Nga mbrapa perdes Meta instrukton deputetët e tij të mos votojnë. Të gjithë politikanët tanë në rastin e votimit të reformës përjashtuar ato pro amerikan që janë një pakicë janë kundër miratimit të reformës në drejtësi. Ka ardhur ora që mos të figjen vetëm politikisht, por të digjen në zjarr të gjithë maskarenjtë që tentoin të tallen me popullin shqiptarë.
Ja disa qëndrime të deputetëve dhe politikan[ve shqiptarë:
Selami: Askush nuk mund të ndal reformën në drejtësi, sot ajo votohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, i cili e ka shprehur më herët vendimin e tij lidhur me reformën pro miratimit, në një prononcimin për mediat nga kuvendi është shprehur se askush të mos përpiqet që të ndalë reformën në Drejtësi.
Eduard Selami ka deklaruar më tej se:”Janë të pakëndshme, të parpritura, por ju sigurioj që askush nuk ndalë reformën në drejtësi që është hap i rëndësishëm që ka mbështetjen e popullit, të SHBA dhe BE. Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të Nuland dhe nuk ka kthim prapa. Kushdo që përpiqet me dashje apo pa dashje të pengojë këtë nuk ka sukses dhe kjo është një ditë historike. Refoma duhet miratuar sot, sa më parë aq më mirë”.
Ai ka nënvizuar se miratimi i sotëm i kësaj reforme, do të jetë për të mirën e Shqipërisë.
Bregu: Sot do votojmë Reformën

Në hyrje të parlamentit, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e cila është pro reformës, në një prononcim për mediat është shprehur se opozita dje ka marrë vendim për të votuar Reformën dhe ashtu duhet të ndodh u shpreh ajo.
Më tej deputetja ka shtuar se: ”Më vjen keq të them por burrat po bëhen më keq se gratë e këqija. Kjo marrëveshje dhe kjo reformë sot duhet të votohet. PD ka marrë dje një vendim për të miratuar reformën në drejtësi. Kaq këtu ka mbaruar misioni ynë. Reforma në drejtësi duhet të votohet”,- është shpreh deputetja e PD-së.
Ajo i ka bërë thirrje politikës që të lënë lojrat dhe të miratojnë Reformën në Drejtësi.
Edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi është shprehur se patjetër që sot grupi do të votojë reformën.
Paloka kërkon shtyrje: S’u bë qameti nëse drafti nuk votohet sot

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka kërkuar që të shtyhet votimi në Kuvend i draftit për Reformën në Drejtësi, pasi, sipas tij, nuk ndodh qameti nëse drafti votohet një ditë tjetër deri sa të gjendet konsensusi.
Por kryetari i Kuvendi Meta e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Palokës, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të zhgënjejë faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët që presin votimin e draftit sot.
Sipas tij, mjaftojnë 2-3 orë të gjendet konsensensusi.
Meta të votohet reforma/ Vasili: S’mund të votojmë një gjë që s’e kemi miratuar

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se mbledhja një ditë më parë duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend.
“Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural”, theksoi ai.
Vasili tha më tej se pika e mbetur pezull, ajo e vetingut, sot nuk mund të shkojë në seancë.
“Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”, tha Vasili.
Gjatë Konferencës së Kryetarëve, Kreu i grupit parlamentar të LSI u shpreh gjithashtu se “jemi në një moment delikat të refomës”. Dhe sipas tij, deklaratat që jemi në drejtimin e gabuar janë keqardhje.
“Jemi në një moment delikat të reformës. Kemi bërë një mbledhje në datën 18 me një dakordësi xhentëlmenësh ku mbledhja do të kishte një karakter procedurial për të mos penguar seancën, por për të ecur përpara në pikëpamjen formale. Kjo marrëveshje xhentëlmenësh politikë bëri që marrëveshja të ecte përpara. Kryetari ka mbajtur këtë qëndrim dhe në mbledhje”, tha Vasili.
Berisha: Rama kërkon 71 vota të shkojë në zgjedhje

Nga Sali Berisha
Deputeti dixhital njofton:
Rama nuk do votoje reformen.
Ai po lufton te siguroje 71 vota per mocion per te shpallur zgjedhjet e parakohshme ne 45 dite! sb
“Mirembrema… Mos u genjeni Rama nuk voton neser Reformen.Te gjithe perpjekjet e Rames po behen per te siguruar mbi 71 vota… Nese kjo ndodh atehere neser ose pasneser mund te realizojne mocionin e besimit e ne vijim te shkojne per 45 dite ne zgjedhje te parakohshme. Dhe si shkak do te gjenin rrezimin eventual te reformes neser ose pasneser… per te cilen po perpiqen maksimalisht se bashku me aleatet e tyre prej te cileve thot ee ka marre mirarimin e skemes se tij…naten e mire, me respekt.
Amerikani Dixhital
Duke qenë se politikanët tanë kanë filluar ta bëjnë politikën për mes FB, Twiter dhe qytetarëve e deputetëve digjital, edhe unë sot po u publikoj një lajm nga Amerikani Digjital.
Të nderuar drejtues të KMA News, eksperi amerikan dixhital dhe desha tu informoj se DASH dhe BE u kanë bllokuar llogaritë bankare drejtuesve të lartë politik dhe shtetrorë, si kreut të kuivendit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama, prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe një sërë politikanëve të tjerë të lartë, si dhe familjarëve të tyre. Gjithashtu dua tu bëjë me dije se ka edhe një numër të madh të skeduar në dosjet e FBI dhe Prokurorisë në Shqipëri për tu arrestuar, ku pjesë e listës janë edhe dy ish kryeministra. Prandaj ndodh edhe ndodhin tentativat për ta dështuar reformën në drejtësi. Nuk po u jap shumë shpjegime se kush janë personat më të prekshëm nga ndëshkimi i reformës, pasi njerzit e zgjuar e kuptojnë dhe e shikojnë vet sipas ngjarjeve si po ndodhin dhe janë në gjendje ta vlersojnë dhe zbulojnë se kush do ta hajë kastravecin.
Me respekt amerikani dixhital




