Propozimi i kryeministrit Rama! Arjan Salës ti jepet titulli “Dëshmor i Atdheut”

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Komisionit Qendror të Statusit që Arjan Sala të marrë statusin “Dëshmor i Atdheut”. Ka qenë zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ai i cili ka bërë të ditur se me porosi të kryeministrit Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi shpëtoi mbi 20 persona do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” me porosi të Kryeministrit në gatishmëri per te ti dhëne titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala. Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria qe ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të behet! Janë gjalle bilbilenjte!”, deklaron Koçi.

erzenNjë kërkesë të tillë më parë e kishte bërë edhe ish-drejtori i policisë si dhe pronari i kompanisë private të sigurisë ‘Breçani’, zoti Erzen Breçani. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Breçani shkruan se shpresa i ka mbajtur deri në momentet e fundit për gjetjen gjallë të të riut. Ndër të tjera, Breçani shton se janë krenar si kompani që e kanë pasur në mesin e tyre.

Ai shkruan se veprimin e Salës, do ta kishte zili çdo punonjës policie, shtetëror apo privat, ndërsa i kërkon prefektit të Tiranës, që 32-vjeçari të shpallet dëshmor i Atdheut, dhe të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek “Casa Italia”. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve. Do të jetë grupi hetimor, ai që do të zbulojë gjithë dinamikën e ngjarjeve tek godina në hyrje të Tiranës.

bushatiEdhe Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit Arjan Sala.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Arjan Sala na dha një mësim të gjithëve për aktin sublim të tij, i cili shpëtoi jetën e dhjetra punonjësve dhe humbi jetën e tij.

Ai e cilëson Salën si hero të vërtetë të Shqipërisë.

Postimi i Ditmir Bushatit:

U prehsh në paqe Arjan Sala! Mirënjohje sakrificës sublime të këtij heroi të vërtetë, i cili shpëtoi jetën e dhjetra punonjësve, pa mundur të shpëtojë të tijën. Na dhe një mësim të gjithëve me këtë akt sublim Arjan, se njerëz si ty, të pambrojtur, të harruar dhe larg zhurmës së hapësirës mediatike, janë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë. Njerëz me virtyte të jashtëzakonshme dhe vlera të larta humane.Ngushëllime familjes! Faleminderit Arjan!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img