Protesta / Blindohen dyert e kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen pas orës 15:00

GAZETA E LONDRES – Protesta / Blindohen dyert e kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen pas orës 15:00

Sali Berisha dhe Ilir Meta do të mbajën protestën e paralajmëuar që në muajn Gusht. Protestuesit do të mblidhen në orën 16:00 para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar.

Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndricimit me material graso. Këto masa vijnë pasi përfaqësues të Rithemelimit kanë paralajmëruar se do të rrethojnë kryeministrinë.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që do të mbshtesë protestën e thirrur nga Sali Berisha ka kërkuar që të shmanget çdo episod dhune.

Ndërkohëm ambasada amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljen në zonën pranë tubimit. Edhe policia ka marrë masa për të ndaluar qarkullimin në disa akse rrugore. Për këtë protestë, Rithmelimi ka marrë 4 orë leje në Policinë e Shtetit për të organizuar protestën.

Rrugët që do të bllokohen

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img