GAZETA E LONDRES – Protesta e Zvërnecit nxjerr në skenë 96 shoqatat: Peticion TD në Tiranë
Teksa protesta para Kryeministrisë për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit ka hyrë në javën e dytë dhe kauza fillestare duket se është zbehur mes një morie shqetësimesh sociale e politike, debati për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri po merr një dimension shumë më të gjerë institucional dhe europian. Në një peticion të nënshkruar nga 96 organizata të shoqërisë civile, vëmendja nuk përqendrohet vetëm te projekti i planifikuar në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro–Nartë, por te vetë filozofia e zhvillimit që po ndiqet në territoret me vlera të veçanta natyrore. Organizatat argumentojnë se ndryshimet e vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura” kanë krijuar hapësira për ndërhyrje që cenojnë integritetin ekologjik të këtyre zonave, duke e vendosur Shqipërinë përballë një konflikti të mundshëm mes objektivave të zhvillimit ekonomik afatshkurtër dhe detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Përtej kundërshtimit të një resorti të vetëm, peticioni ngre pyetje themelore mbi mënyrën se si po administrohen pasuritë natyrore kombëtare, mbi transparencën e vendimmarrjes publike dhe mbi koston që mund të ketë për vendin lejimi i investimeve në territore që pritet të bëhen pjesë e rrjetit europian Natura 2000. Në thelb, debati nuk është vetëm mjedisor. Ai lidhet me modelin e zhvillimit që Shqipëria zgjedh të ndjekë në prag të integrimit europian dhe me aftësinë e institucioneve për të balancuar interesin ekonomik me mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë natyrore. Peticioni i organizatave e zhvendos kështu diskutimin nga protesta e rrugës drejt një sfide më të madhe: a mund të bashkëjetojnë investimet turistike elitare me standardet e ruajtjes së biodiversitetit që kërkon Bashkimi Europian, apo këto dy objektiva po hyjnë në një kurs përplasjeje që do të ketë pasoja për dekadat e ardhshme?
Ja peticioni i plotë dërguar trupit diplomatik në Tiranë
Përmes kësaj letre, ju drejtohemi publikisht me kërkesën për rishikimin e politikave të Qeverisë Shqiptare lidhur me Zonat e Mbrojtura. Kjo kërkesë vjen në vijim të qëndrimit të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile, të paraqitur në vitin 2024, lidhur me ndryshimet në Ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. Pavarësisht kundërshtimeve dhe komenteve të paraqitura nga shoqëria civile, në shkurt të vitit 2024 Kuvendi miratoi ligjin e ndryshuar.
Me keqardhje konstatojmë se, ashtu siç kishim paralajmëruar, ndryshimet e miratuara në Ligjin për Zonat e Mbrojtura po hapin rrugën jo vetëm për degradimin e tyre, por edhe për mungesë transparence në vendimmarrje, anashkalim të strukturave të vendimmarrjes mjedisore dhe ushtrim dhune ndaj qytetarëve. Rasti i investimit në “zonën bërthamë” të Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë” është shembulli më i fundit i kësaj situate.
Në këtë kontekst, qëndrimi ynë paraqitet si një analizë më e gjerë e vendimmarrjes mjedisore, e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe e pasojave afatgjata që sjell lejimi i zhvillimeve të reja turistike në zonat e mbrojtura.
1. NATYRA SHQIPTARE DHE INTEGRIMI NË BASHKIMIN EUROPIAN SOT
Ligji i ndryshuar dëmton natyrën dhe pengon procesin e integrimit europian. Qëndrimi i Bashkimit Europian, i publikuar në dokumentin e anëtarësimit për Grupkapitullin 4, “Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, i kërkon Shqipërisë:
-Të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të miratuara përmes ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024);
-Të shfuqizojë Ligjin për Investimet Strategjike të vitit 2015.
Kjo e shndërron kërkesën për rishikimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura nga një kërkesë të shoqërisë civile në një kusht të procesit të integrimit europian.
Megjithatë, Programi i Përgjithshëm Analitik i Projektakteve për vitin 2026 nuk parashikon rishikimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Kjo ngre shqetësime serioze se ligji i kontestuar mund të vazhdojë të prodhojë pasoja konkrete dhe të pakthyeshme në zonat e mbrojtura.
Që në vitin 2006, me miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane me shtetet e tyre anëtare, është rënë dakord që:
“Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin e tyre në detyrën jetike të luftës kundër degradimit të mjedisit, me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore.”
Njëzet vjet më vonë, zhvillimet më të fundit në zonat e mbrojtura tregojnë se vendi ka bërë hapa pas në qeverisjen mjedisore.
2. E ARDHMJA
Investimet në zonat e mbrojtura krijojnë një konflikt me kosto të lartë për të ardhmen e vendit
Shqipëria e ka kuptuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht një objektiv politik. Ai shoqërohet me standarde, kushte dhe detyrime të qarta ligjore, institucionale, sociale dhe ekonomike.
Për një shtet anëtar, përgjegjësia ndaj acquis communautaire është shumë më e lartë dhe shoqërohet me penalitete në rastet e mosrespektimit ose moszbatimit të direktivave europiane. Kjo do të jetë edhe përgjegjësia e Shqipërisë në kuadër të objektivit për t’u bërë shtet anëtar deri në vitin 2030.
Zonat e mbrojtura përcaktohen me ligj si pasuri kombëtare. Aktualisht, të gjitha ato janë propozuar si “Zona me Interes për Komunitetin” dhe, pas anëtarësimit, do të lidhen drejtpërdrejt me rrjetin Natura 2000.
Zona “Vjosë – Nartë – Pishë Poro” është propozuar si një territor i vetëm dhe kompleks për t’u bërë një nga zonat e ardhshme Natura 2000 të Shqipërisë. Ky propozim është hartuar nga komuniteti shkencor në kuadër të projektit NaturAL, ndërsa puna shtesë për pjesë të kësaj zone po përfundon në kuadër të projektit EU4Nature.
Sipas parimeve të së drejtës mjedisore, shkatërrimi i natyrës është ose i pakthyeshëm, ose i kthyeshëm vetëm me një kosto shumë të lartë.
Lejimi i investimeve të reja (ex novo) në zonat e mbrojtura i transferon automatikisht këto investime në zonat e ardhshme Natura 2000.
Por nëse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian deri në vitin 2030, kjo nënkupton se vendi do të ketë shfuqizuar dispozitat e papajtueshme të Ligjit nr. 21/2024 dhe do të ketë miratuar një ligj të ri në përputhje me parimet e IUCN-së, ndërkohë që zonat e mbrojtura në terren mund të mos përmbushin më kriteret e ruajtjes.
Në këto rrethana, si do të trajtohen investimet në turizmin elitar që mund të jenë zhvilluar tashmë brenda zonave të mbrojtura mbi bazën e ligjit aktual të kontestuar?
Për të ardhmen e një shteti anëtar, kjo situatë mund të sjellë dy pasoja serioze:
Heqjen e statusit “Zonë e Mbrojtur” për të gjitha zonat ku janë kryer investime dhe ku integriteti ekologjik dhe vlerat natyrore janë humbur;
Rrezikun që shteti shqiptar të detyrohet në të ardhmen të korrigjojë, kufizojë ose rishikojë vendimet e marra sot, duke përfshirë rikthimin e zonave në përputhje me standardet e kërkuara.
Ky do të ishte një proces me kosto të larta politike, mjedisore, sociale dhe mbi të gjitha ekonomike.
Në këtë drejtim kërkohet një përgjigje e qartë institucionale:
Cili është skenari i Qeverisë Shqiptare për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet zhvillimeve të reja turistike në zonat e mbrojtura dhe detyrimeve që Shqipëria do të ketë si shtet i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian?
3. PJESËMARRJA PUBLIKE, LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA
Zonat e mbrojtura nuk mund të ndryshohen në “heshtje institucionale” dhe pa llogaridhënie publike
Në rastin konkret të investimit të propozuar në zonën e mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”, publiku nuk është informuar, ndërsa punimet kanë nisur pa vendosjen e një tabele informuese në terren.
Shqetësimet e qytetarëve janë adresuar vetëm politikisht, përmes deklaratave që theksojnë se nuk ekziston një projekt, ndërkohë që ka munguar komunikimi institucional dhe transparenca nga strukturat përgjegjëse.
Nga ana tjetër, ekziston një leje e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe qarkullon një dokument i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis me datë prill 2026.
Informimi dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen mjedisore nuk janë çështje vullneti politik, por detyrim ligjor.
Strukturat shtetërore përgjegjëse kanë detyrimin të garantojnë transparencë, konsultim efektiv publik dhe shpjegim teknik që në fazat e hershme të çdo plani, programi apo projekti që prek zonat natyrore dhe veçanërisht zonat e mbrojtura.
Konventa e Aarhusit, instrumenti kryesor i demokracisë mjedisore, garanton të drejtën e publikut për informim, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe akses në drejtësi për çështjet mjedisore.
Këto detyrime pasqyrohen gjithashtu në legjislacionin shqiptar dhe në paketën horizontale të acquis mjedisor të Bashkimit Europian.
Të marra së bashku, këto kërkesa sigurojnë që vendimmarrja mjedisore të mos dominohet nga vendime të njëanshme të një institucioni të vetëm, por të jetë e koordinuar, e konsultuar, transparente dhe e bazuar në informacion institucional.
Kjo është edhe më e rëndësishme kur bëhet fjalë për zonat e mbrojtura.
Investimi në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”
Pavarësisht ndryshimeve të miratuara në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, vetë ky kuadër ligjor parashikon që aktivitetet në zonat e mbrojtura mund të zhvillohen vetëm pasi të jenë marrë lejet apo miratimet përkatëse mjedisore dhe, kur kërkohet, miratimi i organit përgjegjës për mbrojtjen e zonës.
Në rastin e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”, rëndësia ekologjike e zonës, përfshirja e saj në listën e ligatinave me rëndësi ndërkombëtare dhe vlerat për shpendët e egër dhe migratorë kërkojnë një vlerësim të plotë, të kujdesshëm dhe transparent për çdo ndërhyrje të propozuar.
Po ashtu, ligji parashikon se pronat private të përfshira brenda zonave të mbrojtura administrohen dhe përdoren vetëm në përputhje me planin e miratuar të menaxhimit dhe zonimit.
Në kushtet kur “Pishë Poro – Nartë” ende nuk ka një plan menaxhimi në fuqi, ndërsa një plan i tillë po hartohet aktualisht në kuadër të projektit EU4Nature, ekziston detyrimi për të dhënë sqarime publike mbi bazën ligjore, procedurale dhe mjedisore mbi të cilën është mbështetur çdo vendimmarrje për zhvillime të reja në këtë zonë.
Në dritën e sa më sipër, dhe në mungesë të dokumenteve ligjore të kërkuara për aktivitetet e lejuara në zonat e mbrojtura, mbi çfarë baze Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit vendos që një zonë e mbrojtur mund të shndërrohet në zonë zhvillimi për turizëm elitar?
Publikimi i plotë dhe hap pas hapi i dokumentacionit mbi të cilin është bazuar vendimmarrja për rastin “Pishë Poro – Nartë” është një detyrim.
Heshtja institucionale dhe mungesa e transparencës nuk mund të jenë mënyra se si trajtohen zonat e mbrojtura.
Në këtë kontekst kërkojmë:
-Shfuqizimin e menjëhershëm të dispozitave të futura me Ligjin nr. 21/2024 që ndryshoi Ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”;
-Nisjen e menjëhershme të një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe të mbështetur në ekspertizë për rishikimin e Ligjit nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, me synimin e harmonizimit të plotë të tij me direktivat europiane;
Vendosjen e një ndalimi për dhënien e lejeve për zhvillime të reja turistike dhe infrastrukturore në zonat e mbrojtura, deri në harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian, parimet e IUCN-së, detyrimet për ruajtjen e biodiversitetit dhe kërkesat për pjesëmarrje publike.
E mbyllim këtë komunikim duke cituar nenin 64 të Ligjit për Zonat e Mbrojtura, “Detyrimi i publikut për ruajtjen e zonave të mbrojtura”:
“Çdo person ka detyrimin të respektojë rregullat dhe kufizimet e vendosura nga administrata përgjegjëse për mbrojtjen e zonës, në përputhje me këtë ligj, kuadrin ligjor për bujqësinë, planifikimin e territorit, turizmin, trashëgiminë kulturore, qeverisjen vendore dhe institucionet e kërkimit shkencor, si dhe të mbrojë këto zona.”
Ne mbështesim të gjithë qytetarët shqiptarë që përmbushin detyrimet e tyre ligjore.
Dhe cili është skenari për përballimin e kostove që lidhen me këtë konflikt?
Peticioni në anglisht:
To: The Assembly of the Republic of Albania
Cc: H. E. Mrs. Monika Zach, Ambassador, Embassy of Austria
H. E. Mr. Albin Otruba, Ambassador, Embassy of the Slovak Republic
H. E. Mr. Christian Grønbech-Jensen, Ambassador, Embassy & Permanent Mission of Denmark in
Austria
H. E. Mr. Fédéric Meurice, Ambassador, Embassy of the Kingdom of Belgium
H. E. Mr. Gabriel Cremades Ventura, Ambassador, Embassy of the Kingdom of Spain
H. E. Mr. Ivaylo Kirov, Ambassador, Embassy of the Republic of Bulgaria
H. E. Mr. Karl Bergner, Ambassador, Embassy of the Federal Republic of Germany
H. E. Mr. Marc Hübsch, Ambassador, Embassy of the Grand Duchy of Luxembourg
H. E. Mr. Marco Alberti, Ambassador, Embassy of the Republic of Italy
H. E. Mr. Niklas Ström, Ambassador, Embassy of Sweden
H. E. Mr. Octavian Şerban, Ambassador, Embassy of România
H. E. Mr. Pavel Vacek, Ambassador, Embassy of the Czech Republic
H. E. Mr. Reinout Caspar Vos, Ambassador, Embassy of the Kingdom of the Netherlands
H. E. Mr. Zlatko Kramarić, Ambassador, Embassy of the Republic of Croatia
H. E. Mrs. Catherine Suard, Ambassador, Embassy of France
H. E. Mrs. Karin Rannu, Ambassador, Embassy of Estonia
H. E. Mrs. Lambrini Komini, Ambassador, Embassy of the Hellenic Republic in Tirana
H. E. Mrs. Ruth Huber, Ambassador, Embassy of Switzerland
H. E. Ms. Kato Kikuko, Ambassador, Embassy of Japan
H. E. Ms. Lina Skerstonaité, Ambassador, Embassy of the Republic of Lithuania
Mr. Bardhyl Minxhozi, Honorary Consulate of Finland, Tirana
Mr. Dorian Sadiku, Honorary Consul, Embassy of Portugal
Mr. Jakob Štunf, Embassy of the Republic of Slovenia
Mr. Sokol Kraja, Honorary Consul, Embassy of the Republic of Latvia
Mr. Tom Preku, Honorary Consul, Embassy of Malta, Honorary Consulate
Mr. Vladimir Avrami, Honorary Consul, Embassy of the Republic of Cyprus
Mr. Wojciech Unolt, Embassy of the Republic of Poland
Ms. Ciara O’Floinn, Embassy of Ireland
Ms. Martina Kasnyik, Embassy of Hungary
Ms. Nancy VanHorn, Deputy Chief of Mission and Chargé d’Affaires, U.S. Embassy Tirana
H. E. Mr. Michel Tarran, Ambassador, Head of the OSCE Presence in Albania
H. E. Mr. Silvio Gonzato, Ambassador, Delegation of the European Union to Albania
Mr. Gjergj Murra, Executive Director, Western Balkans Fund, Secretariat in Tirana
Mr. Boris Erg, Director, IUCN European Regional Office Mr. Massimiliano Paolucci, Country Manager for Albania, World Bank Group
Mr. Michele Ribotta, UN Women Representative in Albania
Mr. Murat Şahin, UNICEF Representative, UNICEF Albania
Ms. Ekaterina Solovova, Head of Office, European Bank for Reconstruction and Development
(EBRD) Albania
Ms. Giulia RE, Head of Office, Council of Europe Office in Tirana
Ms. Ingrid Macdonald, UN Resident Coordinator in Albania, United Nations in Albania
Ms. Randi Davis, Resident Representative, United Nations Development Programme (UNDP)
Albania
Subject: REQUEST FOR THE REVIEW OF GOVERNMENT POLICIES ON PROTECTED AREAS IN ALBANIA
Through this letter, we publicly address to You the request for the review of the Albanian Government’s
policies on Protected Areas.
This request follows the joint position presented by civil society organizations in 2024 regarding the
amendmentsto Law No. 81/2017 “On Protected Areas”. Despite the objections and comments submitted
by civil society, in February 2024 the Assembly approved the amended law1
.
Regrettably, we note that, as we had warned, the amendments introduced to the Law on Protected Areas
are paving the way not only for their degradation, but also for a lack of transparency in decision-making,
the bypassing of environmental decision-making structures, and violence against citizens. The case of the
investment in the “core zone” of the Protected Landscape “Pishë Poro – Nartë” 2
is the most recent case.
In this context, our position is presented as a broader analysis of environmental decision-making, Albania’s
obligationsin the European integration process, and the long-term consequences of allowing new tourism
developments in protected areas.
1) ALBANIAN NATURE AND EUROPEAN UNION INTEGRATION TODAY
The amended law destroys nature and hindersthe European Union integration process
The position of the European Union, published in the accession document3
for Cluster 4, “Green Agenda
and Sustainable Connectivity”, requires Albania to: 1) repeal the incompatible provisions adopted through
the amendments to the Law on Protected Areas (Law No. 21/2024); and 2) repeal the 2015 Law on
Strategic Investments. This transforms the review of the Law on Protected Areas from a request of civil
society into a condition for the European integration process!
1 Ligji 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për zonat e mbrojtura’”.
2 VKM nr. 694, datë 26.10.2022
3 Këshilli i Bashkimit Europian: “Qëndrimi i Përbashkët i Bashkimit Europian: Grupkapitulli 4 – Axhenda e Gjelbër dhe Ndërlidhshmëria e
Qëndrueshme, Konferenca për Anëtarësimin në Bashkimin Europian – Shqipëri, AD 15/25, CONF-ALB 12/25”. Bruksel, 12 shtator 2025.
https://data.consilium.europa.eu/doc/document/AD-15-2025-INIT/en/pdf Despite this, the General Analytical Programme of Draft Acts for 20264 does not list the review of the Law
on Protected Areas. This raises serious concern that the contested law may continue to produce concrete
and irreversible consequences in protected areas.
As early as 2006, with the approval of the Stabilization and Association Agreement between the Republic
of Albania and the European Communities and their Member States, it was agreed that “the Parties shall
develop and strengthen their cooperation in the vital task of combating environmental degradation, with
a view to promoting environmental sustainability.” 5 Twenty years later, the latest developments in
protected areas show that the country has regressed in environmental governance.
2) THE FUTURE
Investments in protected areas create a costly conflict for the country’s future
Albania has understood that membership in the European Union is not merely a political objective. It is
accompanied by clear legal, institutional, social and economic standards, conditions and obligations. For
a Member State, responsibility towards the EU acquis is significantly higher and is accompanied by
penalties in cases of non-compliance or failure to implement directives. This will also be Albania’s
responsibility within the objective of becoming a Member State by 2030.
Protected areas are defined by law as national assets6
. Currently, all ofthem have been proposed as “Sites
of Community Interest” and, after accession, will be directly linked to the Natura 2000 network7
. The
“Vjosë – Nartë – Pishë Poro” area has been proposed as an entire and complex area to become one of
Albania’s future Natura 2000 sites. The proposal was put forward by the scientific community within the
framework of the NaturAL8 project, and additional work on parts of this area will be completed under the
EU4Nature project.
According to the principles of environmental right9
, the destruction of nature is either irreversible or
reversible only at a very high cost. Allowing ex novo investments10 in protected areas automatically
transfers these investments into future Natura 2000 sites. But, if Albania is to be a Member State of the
European Union by 2030, this implies that Albania will have repealed the incompatible provisions of Law
No. 21/2024 on protected areas and transposed a new law in line with IUCN principles, while the protected
areas on the ground may no longer meet conservation criteria. Under these circumstances, how will
investments in elite tourism already developed within protected areas under the current contested law be
addressed?
4 Vendim Nr. 812, datë 30.12.2025 “Për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në
Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2026”, fq.25-32
5 Neni 108 – Mjedisi : «Palët do të zhvillojnë dhe forcojnë bashkëpunimin në detyrën shumë të rëndësishme të luftës kundër degradimit
mjedisor, me synim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Bashkëpunimi përqendrohet kryesisht në fushat prioritare që lidhen me
acquis e Komunitetit për fushën e mjedisit», ratifikuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006
6. Ligji nr. 81/2017 “Përzonat e mbrojtura”, i ndryshuar
7. Ligji izonave te mbrojtura, Neni 28 – Zonat e veçanta të ruajtjes së rrjetit ekologjik të zonave me interes për komunitetin europian
8.https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/strengthening-national-capacity-nature-protection-%E2%80%93-preparation-natura-2000-network_en
9 Parimet në ligjin kuader nr. 10 431, date 9.6.2011, “Per mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar
10 Parimet në ligjin kuader nr. 10 431, date 9.6.2011, “Per mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar For the future of a Member State, this situation may lead to two serious consequences:
1. The removal of the “Protected Area” status for all areas where investments have taken place and
where ecological integrity and natural values have been lost;
2. The Albanian state risks to latter face the obligation to correct, restrict or review decisions taken
today, including restoring the areas into compliance with the required standards. This would be a
process with high political, natural, social and, above all, economic costs.
In this regard, a clear institutional response is required: What is the Albanian Government’s scenario for
resolving the conflict between new tourism developments in protected areas and the obligations Albania
will have as a future Member State? And what is the scenario for addressing the related costs?
3) PUBLIC PARTICIPATION, ACCOUNTABILITY AND TRANSPARENCY
Protected areas cannot be altered in “institutional silence” and without public accountability
In the specific case of the proposed investment in the protected area “Pishë Poro – Nartë”, the public is
not uninformed, while works started even without an information board on site. Citizens’ concerns have
been addressed only politically, through statements emphasizing that there is no project, while there has
been no institutional communication or transparency from the mandated structures. Meanwhile, there is
a permit issued by the National Council of Territory and Water, and circulates an environmental impact
assessment document dated April 2026 is circulating.
Informing and involving citizens in environmental decision-making is not a matter of political will, but alegal obligation. The responsible state structures have the duty to ensure transparency, effective public
consultation and technical explanation from the early stages of any plan, programme or project affecting
natural areas and, in particular, protected areas.
The Aarhus Convention, the main instrument of environmental democracy, guarantees the public’s right
to information, participation in decision-making and access to justice in environmental matters. These
obligations are also reflected in Albanian legislation and in the horizontal package of the EU environmental
acquis.
Taken together, these requirements ensure that environmental decision-making is not dominated by
unilateral decisions of a single institution, but is instead coordinated, institutionally informed, consulted
and transparent. This is even more important when protected areas are concerned. Investment in the Protected Landscape “Pishë Poro – Nartë”
Despite the amendments approved to the Law on Protected Areas, this legal framework itself provides that activities
in protected areas may be carried out only after the relevant environmental permits or approvals have been
obtained and, where required, the approval of the body responsible for the protection of the area has been granted.
In the case of the Protected Landscape “Pishë Poro – Nartë”, the ecological importance of the area, its inclusion in
the list of wetlands of international importance, and its values for wild and migratory birds require a full, careful and
transparent assessment of any proposed intervention. Moreover, the law provides that private properties included
within protected areas are administered and used only in accordance with the approved management plan and
zoning. In circumstances where “Pishë Poro – Nartë” does not yet have a management plan in force, but such a plan
is currently being prepared under EU4Nature, there is an obligation to provide public clarification on the legal,
procedural and environmental basis on which any decision-making for new developments in this area has relied.
In light of the above, and in the absence of the legal documents required for activities permitted in
protected areas, on what basis does the National Council of Territory and Water decide that a protected
area may be turned into an area for elite tourism11 development?
The full, step-by-step publication of the documentation on which decision-making in the “Pishë Poro –
Nartë” case has been based is an obligation. Institutional silence and lack of transparency cannot be the
way protected areas are treated.
In this context, we request the following:
1. The immediate repeal of the provisions introduced by Law No. 21/2024 amending the Law “On
Protected Areas”;
2. The immediate launch of a transparent, inclusive and expert-based process for the review of Law
No. 81/2017 “On Protected Areas”, with the aim of fully aligning it with the European Directives;
11 Term “pa përkufizim ligjor poi përdorur në Strategjinë e Turizmit 2025–2030 3. The establishment of a ban of permits for new tourism and infrastructure developments in
protected areas, until the legal framework is fully aligned with the EU acquis, IUCN principles,
biodiversity conservation obligations and public participation requirements.
We close our communication by quoting Article 64 of the Law on Protected Areas, “The obligation of the
public to preserve protected areas”: “Everyone has the obligation to respect the rules and restrictions
established by the administration responsible for the protection of the area, which are in accordance with
this law, the legal framework on agriculture, territorial planning, tourism, cultural heritage, local
governance and scientific research institutes, and to protect these areas.”
We support all Albanian citizens who fulfil their legal obligations.
Contact:
[email protected] +355 672030710
With trust,
Civil society organizations in alphabetic order:
1. Act for Society, Tiranë
2. Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Tiranë
3. AKSION Plus, Tiranë
4. All Green Center, Tiranë
5. Apathy H.A.N.A – Lezhë
6. Ardhmëria Euro Atlantike, Pogradec
7. CELIM Shqipëri
8. CELS Albania -Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, Tiranë
9. Child Rights Centre Albania (CRCA), Tiranë
10. CLE – Centre for Legal Empowerment, Tiranë
11. COSV Albania
12. Dhoma Ekonomike e Gruas(WECA), Tiranë
13. Drejtësi Sociale, Tiranë
14. EcoDesign and Management Institute (EDMI), Tiranë
15. ECO-Partnersfor Sustainable Development, Tiranë
16. Edu Media, Shkodër
17. Education For Change Centre, Tiranë
18. EKO Mendje, Tiranë
19. Engim, Fier
20. Epoka e Re, Fier
21. EuroPartners Development, Tiranë
22. Fondacioni Down Syndrome Albania, Tiranë 23. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Tiranë
24. Forumi i Mendimit të Lirë, Tiranë
25. Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës, Shkodër
26. Green Vizion, Vlorë
27. Grupi i Aktivisteve Rurale të Dibrës-GARD, Dibër
28. Hand to Hand Against Nation
29. Horizont EU, Lushnje
30. IDIA, Tiranë
31. ILIRIA, Tiranë
32. Impakt Inkubator, Tiranë
33. Institute for Nature Conservation in Albania (INCA), Tiranë
34. Institute of Romani Culture in Albania (IRCA), Tiranë
35. Instituti i Politikave të Qendrueshme, Tiranë
36. Instituti për Kontratën Shoqërore, Tiranë
37. Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale, Tiranë
38. Klubi Ekologjik, Elbasan
39. Kongresi Rinor Kombëtar, Tiranë
40. LUMI – Lëvizja për Ujërat Mjedisin dhe Integrimin, Tiranë
41. Mbro Traditën, Krijo të Ardhmen, Tiranë
42. NECI Albania
43. New Bridges, Berat
44. NGO ENVIO, Tiranë
45. Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, Tiranë
46. North Green Association, Tiranë
47. Opportunity Balance and Overcoming, Rrëshen
48. Organizata Rreze Shprese, Shkoder
49. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Tiranë
50. Përtej Barrierave, Tiranë
51. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë
52. Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC)
53. Qendra Durrësi Aktiv, Durrës
54. Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, Shkodër
55. Qendra e Informacionit Aarhus, Shkodër
56. Qëndra e Nismave Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, Tiranë
57. Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, Gjirokaster
58. Qendra Mjedisore EDEN, Tiranë
59. Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER), Shkodër
60. Qendra Mjedisore për Studime dhe Zbatime, Librazhd
61. Qendra Network Albania, Diber
62. Qendra për Advokim Social, Tiranë
63. Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
64. Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), Tiranë 65. Qendra per Zhvillim Ekonomik dhe Marrdhënie Ndërkombëtare, Tiranë
66. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Tiranë
67. Qendra Rinore Trokitje, Shkodër
68. Qendra Shërbimi Ligjor Falas Tiranë
69. Qendra Shqiptare e Inteligjencës Artificiale (AI Albania), Tiranë
70. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), Tiranë
71. Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes, Tiranë
72. Qendra Shqiptare YMCA
73. Reinforce Sustainability (RESU), Tiranë
74. Resurset në Zhvillim, Shkodër
75. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri (BIRN)
76. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, Tiranë
77. Sërish Horizont, Shkodër
78. SHERM Albania, Dibër
79. Shoqata “Unë, Gruaja” Pogradec
80. Shoqata “Qëndra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë”, Fushë-Arrëz
81. Shoqata “SEBASTIA”, Kurbin
82. Shoqata Alpin, Bajram Curri
83. Shoqata Internacionale për Solidaritetin, Tiranë
84. Shoqata LDA Europe, Tiranë
85. Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim, Gjirokastër
86. Shpresa për të ardhmen, Tiranë
87. Sindikata e Psikologëve dhe Punonjësve Social, Tiranë
88. Social Education for Environment Protection (SEEP), Vlorë
89. Trajnerë në Edukim, Shkodër
90. Udhetim i Lirë, Durrës
91. UNPLGD, Tiranë
92. Voice of Roma in Albania
93. Volontariato Internazionale per lo Sviluppo (VIS Albania), Tiranë
94. Well Point, Shkodër
95. Wild Albania Centre, Tiranë
96. Your Strong Voice, Vlorë





