KMA NEWS/ Përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë ka nisur një protestë e aktivistëve të lëvizjes “Për Universitetin”. Ata kërkojnë lirimin e 8 studentëve të shoqëruar nga sot në mesditë nga policia pasi sulmuan me vezë kryeministrin Rama. Ata kërcënojnë se nuk do të largohen prej aty deri sa të lirohen shokët e tyre. Në protestë kanë shkuar edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Gjashtë prej studentëve të arrestuar i përkasin lëvizjes “Për Universitetin” dhe tre janë nga Lëvizja Studentore në Prishtinë.





