Protestë para Ambasadës greke në Tiranë: Drejtësi për të riun Pëllumb Marnikollaj

KMA NEWS /  Të enjten më 8 shtator në orën 11.00 do të organizohet një tubim protestë përpara Ambasadës greke në Tiranë, në lidhje me vdekjen e Pëllumb Marnikollaj i cili gjeti vdekjen në mënyrë misterioze në Rajonin e Policisë Ano Patisja të Athinës. Protesta do të organizohet nga familjarët e viktimës dhe Forumi Rinor i Lezhës, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kishës katolike Lezhë.
marnikollaj-proteste-1
I riu nga Lezha Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen në stacionin e policisë të Ano Patisjas në Athinë më 3 gusht dhe u gjet nga të afërmit e tij më 11 gusht në frigoriferin  e varrezave në Agio Anargjirio gati për tu varrosur, si person i paidentifikuar.

Viktima kishte një vendim gjykate detyrim paraqitje në polici dhe ai si zakonisht ishte paraqitur për të firmosur në rajonin e policisë Ano Patisia, nga ku ka gjetur edhe vdekjen, ku policia pretendon se është vetëhedhur nga kati i tretë dhe më vonë, versioni zyrtarë thotë se është vethedhur nga kati i dytë.

Komunikatatë zyrtare e Policisë së Përgjithshme greke/ Athinë më 18/08/2016

Duke marrë shkas nga publikime të mediave shqiptare lidhur me aksidentin vdekjeprurëse të një shtetasi shqiptar pas hedhjes së tij nga kati i dytë i komisariatit të policisë Patisia më 03 gusht 2016, deklarojmë sa më poshtë.

Nga Shërbimi i Brendshëm i Sigurimit të Athinës u zhvilluan hetime paraprake, materialet e të  cilit më 11/08/2016 iu dorëzuan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës, në pritje të raportit të ekspertizës mjeko-ligjore.

Shërbimi i Brendshëm i policisë të Athinës më 04.08.2016 i ka dërguar një letër Ambasadës Shqiptare në Athinë në lidhje me ngjarjen e sipërpërmendur që të kërkoj dhe njoftoi familjen e viktimës.

Në këto momente ndodhet në zhvillim e sipër hetimi administrativ i ngjartjes, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Greke, -përfundon Komunikata për shtyp e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Athinë, ambasada e ka hedhur pçoshtë pretendimin e policisë për njoftimin e saj.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img