KMA NEWS / Ideja e ndryshimit të Kodit Zgjedhor duke lejuar lista të hapura të kandidatëve për deputetë ka marrë kundërshtimet e para të forta. E tha Ilir Meta si një propozim që e kërkon shoqëria civile dhe njërëzit e thjeshtë, por mënjëherë reaguan dy partitë e vjetëruara. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shprehur qëndrimin kundër kësaj nisme. Fillimisht ishte Kryeministri Edi Rama, i cili nga Beogradi dy ditë më parë u pozicionua kundër kërkesës së aleatit të tij kryesor në koalicion Ilir Meta. Kreu i PS-së Edi Rama tha se personalisht nuk ishte për lista të hapura. Pra, mbron idenë që në zgjedhje të votohet partia dhe jo edhe emri i kandidatit për deputet.
Pas Ramës, në mënyrë gjysmë zyrtare, ka ardhur dhe refuzimi i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tha dje nga Korça, se lista e hapura nuk e orientojnë siç duhet votuesin. Në cilësinë e një eksperti në fushën e zgjedhjeve, Ristani shtoi se personalisht ishte për listat e mbyllura, siç është sistemi aktual. “Si specialist i fushës dhe si ish-kryetar i KQZ-së, jam për listat e mbyllura. Listat e hapura nuk arrijnë të orientojnë si duhet votuesit”,- tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.
Padyshimin më të vogël se PD dhe PS i tremben faktit se do digjen shumë servilë dhe miqë të kryetarëve dhe do të përfitojnë ata kandidatë që flasin kundër drejtimit të partive respektive dhe praktikave qeverisëse. Asnjë nuk e shkonë ndërmend se ka kandidat që mund të grumbulloj vota më shumë se Astrit Patozi, Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu në radhët e PD-së, apo se të tjerë desident e qefëmbetës në radhët e PS. Kryetarët ecin me moton “O Mete për Vete”. Populli është turmë dhe dele p;r to.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha një vite më parë nuk e ka përjashtuar si mundësi një ndryshim të Kodit për listat, por në diskutimet që ka pasur më vonë me aleatët qëndrimi nuk ka qenë i qartë se cila do jetë linja zyrtare e PD-së për këtë pikë.
Në vitet 2008-2009, ishte ideja e Berishës dhe Edi Ramës për vendosjen e listave të mbyllura. Futja e kësaj skeme, ku deputetët caktohen nga kryetari dhe renditja në listën e emrave fitues caktohet po nga kryetari, u vlerësua në ato vite si modeli me demokratik. Kryeministri aktual Rama dhe ish-kryeministri Berisha e quajtën këtë model si garancinë për të futur njerëz me integritet në politikë. Argumenti tjetër ishte se listat e mbyllura largonin nga politika biznesmenët dhe njerëzit me precedentë penalë, pasi kryetarët e partive do vendosin emra me integritet. Në fakt sollën të kundërtën e asaj që thonin. Ata sollën edhe kriminelë në sallën e parlamentit. Sollën deputetët me nivelin me të ulët historik të parlamentazmit në Shqipëri. Sollën mafien dhe larguan të aftit.
Listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë janë pushteti më i madh që kryetarët kanë ndaj deputetëve të partive të tyre. Sinjalet që dha PS dhe PD flasin për një pakt të heshtur mes kryetarëve për të mos ngacmuar temën e zgjedhjeve të ardhme në këtë pikë. Siç duket askujt nuk i intereson të ketë telashe me deputetët në zgjedhjet e ardhshme. Listat e mbyllura i mbajnë të gjithë deputetët në resht dhe asnjë nuk ngre zërin kundër kryetarit. Tek e fundit, Kodi Zgjedhor i vitit 2009 u bë nga Kryetarët e partive kryesore për të siguruar pushtetin e kryetarëve në parti.
Ilir Meta e hapi fushaten për Listat e Hapura të kandidatëve për deputet që të përzgjidhen nga vota e popullit, por duket se Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk do ta votojnë këtë nismë të kreut të LSI. Mesa duket po nuk pati një ragim të fortë edhe popullorë për ndryshimin e kodit zgjedhorë, përsëri do të kemi deputetë kriminelë, injorantë, të dipllomuar me universitet po pa arsim të mesëm, do të kemi pseudopolitikanë dhe deputetë që e shikojnë kryetarin e partisë në kokërr të syrit si të jetë vet Zoti.
Ka ardhur koha që populli të zgjohet dhe të çoj në vend dinjitetin dhe rolin që i takon. E provuam 45 vjet monizëm. Pse të provojmë sërisht një monizëm modernë me dy diktatorë që ndryshe thonë dhe ndryshe veprojn?!





