Publikohet raporti i demokratëve rreth hetimeve të FBI-së

KMA NEWS / Shtëpia e Bardhë publikoi një version të redaktuar të raportit të ligjvënësve demokratë që kundërshton versionin republikan të tre javëve më parë, ku aludohej se FBI-ja pati abuzuar me autoritetin e saj për të përgjuar. Vetë Presidenti Donald Trump u shpreh mbrëmë se raporti demokrat është një asgjë.

Publikimi i raportit u bë pasi u negociua mes FBI-së dhe kreut të demokratëve në Komisionin për Zbulimin të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff, për informacionin që nuk duhej të publikohej.

Teksti u hartua nga ligjvënësi demokrat si kundërpërgjigje ndaj raportit të ligjvënësit republikan Nunes ku thuhej se FBI-ja pati fshehur lidhjet e demokratëve me materialin kërkimor që u përdor për të siguruar një mandat survejimi për zotin Carter Page, ish-këshilltar i fushatës elektorale Trump.

Demokratët pretendojnë se versioni republikan fsheh dhe keqinterpreton faktet. Ata gjithashtu akuzojnë Presidentin Trump se nuk mori në konsideratë shqetësimet për nxjerrjen e të dhënave sensitive në raportin republikan, ndërsa e vonoi botimin e raportit demokrat për arsye politike dhe jo të sigurisë kombëtare.

Presidenti Donald Trump shkruajti dje në Twitter se: “Përgjigja e demokratëve ndaj abuzimit të qeverisë me përgjimet është një DËSHTIM i plotë politik dhe juridik. Vetëm sa konfirmon gjithë gjërat e tmerrshme që u bënë. TEPËR E PALIGJSHME!”

Po kështu, Presidenti Trump u lidh në mbrëmje nëpërmjet telefonit me një emision të kanalit Fox News, ku përsëriti akuzat ndaj ligjvënësit demokrat Schiff për rrjedhje informacioni dhe fabrikim lajmesh. Ndërsa për vetë raportin e demokratëve, Presidenti Trump u shpreh se “raporti është një asgjë”.

Botimi i raportit u bë ndërsa shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, po shtrëngon rregullat për çertifikatat e sigurisë, pasi u mësua se një ish-anëtar i stafit nuk kishte marrë ndonjëherë çertifikatë sigurie. Disa nga këshilltarët më të afërt të Presidentit, përfshirë dhëndrrin e tij Jared Kushner, janë duke punuar me çertifikata të përkohshme sigurie. Presidenti është shprehur se do ta mbështesë zotin Kelly nëse ai vendos që zoti Kushner të mos ketë qasje në dokumenta tepër sekrete.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img