Pushteti që ulëret kur ligji i afrohet

GAZETA E LONDRES – Pushteti që ulëret kur ligji i afrohet

Nga Kujtim VANI

Kur Blendi Klosi deklaron se “një organ që nuk është zgjedhur nga qytetarët nuk mund të pezullojë një ministër”, ai nuk po mbron demokracinë. Ai po artikulon frikën primitive të një pushteti që për herë të parë po kupton se vota nuk është më mburojë penale.
Ironia është therëse: SPAK-u, institucioni që sulmohet si “i pazgjedhur”, gëzon sot mbështetjen e mbi 80% të qytetarëve shqiptarë, sipas çdo sondazhi serioz. Ndërsa partia që flet në emër të “vullnetit të popullit”, në realitet përfaqëson rreth 25% të shqiptarëve, nëse llogarisim pjesëmarrjen reale në zgjedhje. Pra, kush e ka vërtet mandatin moral këtu?
Kjo deklaratë nuk është lapsus. Është kërcënim politik i hapur ndaj drejtësisë. Është përpjekje për ta kthyer shtetin e së drejtës në vartës të qeverisë. Por lajmi i keq për pushtetin është se kjo lojë ka mbaruar.
Vendimi 4 me 4 i Gjykatës Kushtetuese mbi kërkesën e Kryeministrit dhe qeverisë për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk është barazi juridike. Është dështimi i pushtetit për të siguruar imunitet institucional. Nuk u arrit dot mburoja. Dhe kur mburoja nuk funksionon, paniku del hapur.
Askush nuk po mbron një emër konkret. Balluku është vetëm simboli i radhës. Ajo që po mbrohet është sistemi i paprekshmërisë politike. Sepse në momentin që një zv/kryeministre mund të vihet nën masë, askush nuk fle më rehat.
SPAK-u është frika reale e pushtetit sepse dosjet e rënda nuk janë më në duart e prokurorëve që politika i njeh, i kontrollon apo i intimidon. Dosjet kyçe ndodhen jashtë Shqipërisë, në duart e ekspertëve ndërkombëtarë, të audituara dhe të monitoruara në mënyrë të vazhdueshme.
SPAK funksionon me mbështetje të drejtpërdrejtë operative, teknike dhe analitike nga FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për konsulencë simbolike, por për përfshirje reale në ndërtimin e hetimeve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Në Shqipëri ka prej vitesh prani të vazhdueshme të specialistëve ndërkombëtarë të sigurisë dhe drejtësisë, oficerë ndërlidhës dhe ekspertë financiarë që garantojnë ecurinë dhe integritetin e SPAK-ut.
Prandaj çdo përpjekje për presion politik është e kotë. Nuk po përballeni me një institucion vendor, por me një arkitekturë ndërkombëtare drejtësie.
Dhe pikërisht për këtë arsye politika shqiptare, pavarësisht ndarjeve teatrale, është sot e bashkuar kundër SPAK-ut. Majtas dhe djathtas, me gjuhë të ndryshme, por me të njëjtin interes jetik: ta delegjitimojnë, ta lodhin, ta trembin. Jo sepse SPAK po gabon, por sepse nuk kontrollohet më.
Pse janë kundër drejtësisë së re? Sepse shansi për ta ndikuar është zero. Sepse nuk ka më telefonata që mbyllin dosje. Sepse provat nuk zhduken. Sepse paratë ndiqen. Dhe sepse radhën nuk e vendos politika.
Kur një parti me mbështetje reale të kufizuar flet në emër të popullit për të sulmuar një institucion që ka besimin dërrmues të qytetarëve, kemi të bëjmë jo me demokraci, por me frikë nga drejtësia.
Demokracia nuk rrezikohet nga SPAK-u. Rrezikohet nga pushteti që mendon se mandati elektoral e shpëton nga ligji.
Drejtësia po vjen. Dhe këtë herë, as vota, as propaganda, as presioni politik nuk do ta ndalin.

REKLAMË:

Keni problemin me makinën tuaj? Zgjidhja është këtu, SDS MOTORS LTD, riparim i shpejtë dhe me shumë profesionalizëm. Konkurent në cilësi dhe në çmim.

Specialisti i njohur Shëtim Shquti, ju vjen në ndihmë për të gjitha defektet dhe të gjitha modelet e makinave. Mos harroni do mbeteni shumë të kënaqur.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img