SHQIPTARI NEWS – Putin humb ushtarukun e pestë të lartë në Ukrainë
Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.
Më herët raportuam se Ukraina pretendonte se kishte vrarë ushtarakun e lart rus Andrei Paly.
Një oficer i lartë i marinës ruse u vra, pretendon Ukraina
Ukraina thotë se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse, udhëheqësi më i fundit ushtarak i vrarë në luftime intensive në tre javët e para të pushtimit.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy u vra nga forcat e tij gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta dhe Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet.
Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.
Por disa drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë, të cilët janë detyruar në vijën e frontit për të rigjallëruar përparimin e ngecur të Rusisë, janë vrarë nga forcat ukrainase.
Të shtunën, Kievi tha se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka vdekur në luftime deri më tani.
Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse.
Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).
Më vonë, një senator rus nga Sevastopol – baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia – tha në një postim në VK se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme… Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët. “. Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”.
Guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev tha në një postim në Telegram se “Andrei Nikolaevich zgjodhi të mbrojë Atdheun si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore”.
Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima – Gjenerali Andrei Sukhovetsky.





