Putin: Nuk besoj se Trump do të tërhiqet nga prostitutat e Moskës

KMA NEWS / “Nuk besoj se Donald Trump do të tërhiqej nga prostitutat e Moskës sepse ai si pronar i Miss Universe ka qenë gjithmonë i rrethuar nga vajza të bukura”. Janë fjalët e vetë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që flet për ekzistencën e një kasete ku shfaqet Donald Trump në një hotel të kryeqytetit rus me disa prostituta në vitin 2013. Putin tha se “kjo histori ishte e pakuptimtë” dhe se pas tyre “ka njerëz më të këqij se prostitutat”.

Putin ka komentuar lajmet se Rusia ka materiale komprometuese për Donald Traump pas dokumenteve të publikuara nga Christopher Steele, një ish-oficer i inteligjencës britanike javën e kaluar.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp me presidentin e Moldovës, Igor Dodon në Kremlin këtë të martë. Putin tha se “dosja ishte e qartë që ishte e falsifikuar dhe qesharake që shërbimi sekret rus të ketë shkuar pas çdo miliarderi amerikan”.

Putin bëri edhe ironi. “Trump sapo erdhi këtu doli menjëherë rrugëve të Moskës për të kërkuar prostituta? Ai është një i rritur apo më tepër një burrë që për shumë vite ka organizuar konkurse bukurie. Ai ka qenë mësuar me femrat më të bukura në botë. E kam të vështirë ta imagjinoj se ai vrapo për në hotel për të takuar prostitutat tona edhe pse ato janë më të mirat në botë. Sigurisht!”, – citon lapsi.al.

“Ne jemi dëshmitarë të një lufte të vazhdueshme politike në SHBA ku detyra e disave është të minojnë legjitimitetin e presidentit të zgjedhur”, – tha Putin duke vijuar: “Për të bërë këtë ata njerëzit janë duke i bërë dëme të mëdha interesave kombëtare amerikane.”

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img