Putin urdhëron tërheqjen e trupave nga Siria

KMA NEWS / Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojë tërheqjen e pjesës kryesore të forcave nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushtarake ruse në një masë të madhe i ka arritur objektivat e saj.

Në një takim në Kremlin me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm, zoti Putin, tha se tërheqja duhet të fillojë të martën.

Ai urdhëroi gjithashtu një intensifikim të përpjekjeve diplomatike ruse për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Presidenti Putin i kishte telefonuar presidentit sirian Bashar al-Assad për ta informuar mbi vendimin e tij.

Megjithatë, udhëheqësi rus sinjalizoi se Moska do të mbajë një prani ushtarake në Siri.

Ai nuk dha një afat për përfundimin e tërheqjes dhe tha se forcat ruse do të qëndrojnë në portin Tartous dhe në bazën ajrore Hmeymim në provincën siriane të Latakias.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img