Qeveria Izrailite miraton planin e armëpushimit në Gaza

GAZETA E LONDRES – Qeveria Izrailite miraton planin e armëpushimit në Gaza

Qeveria e Izraelit ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe planin për lirimin e pengjeve, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Qeveria sapo ka miratuar kornizën për lirimin e të gjithë pengjeve – si të gjallëve ashtu edhe të vdekurve”, thuhet në deklaratë.

Në mbledhjen e qeverisë veç kabinetit të kryeministrit merrnin pjesë edhe të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, iu drejtua kabinetit gjatë takimit të tyre, përpara se ata të miratonin marrëveshjen.

“Puna e vështirë ishte e Kryeministrit”, tha ai, duke iu referuar Benjamin Netanyahut të Izraelit.

“Ai kishte detyrën të bënte zgjedhje të vështira – sa e vështirë të ishte me Hamasin, kur të ishte fleksibël, kur të mos ishte.”

Witkoff, i cili ka qenë i përfshirë ngushtë në negociatat e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump beson se Netanyahu “mori vendime shumë të vështira dhe njerëz më të dobët nuk do t’i kishin bërë ato vendime”.

Ai shtoi: “Dhe ja ku jemi sot sepse Hamasi duhej ta bënte. Ata duhej ta bënin, ata u mbështetën. Dhe ju keni ushtrinë më të madhe. Ju po bënit përparime dhe kjo është ajo që çoi në këtë marrëveshje.”

Një forcë shumëkombëshe prej rreth 200 trupash, e mbikëqyrur nga ushtria amerikane, do të monitorojë armëpushimin në Gaza, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Përbërja e forcës ka të ngjarë të përfshijë trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyrtari tha se roli i tyre do të jetë të “mbikëqyrin, vëzhgojnë dhe të sigurohen që nuk ka shkelje ose ndërhyrje” të armëpushimit në Gaza.

Sipas burimeve asnjë forcë amerikane nuk do të jetë në terren në Gaza, roli amerikan do të jetë për të krijuar Qendrën e Përbashkët të Kontrollit e cila do të “integronjë” forcën shumëkombëshe që do të hynjë.

Forca po krijohet nën udhëheqjen e Admiral Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Cooper iu bashkua delegacionit amerikan për një pjesë të bisedimeve në Egjipt, tha zyrtari i amerikan.

Zyrtari tha se forca shumëkombëshe do të informojë si izraelitët ashtu edhe palën tjetër nëpërmjet Egjiptit dhe Katarit për situatën në terren dhe çdo shkelje të mundshme të armëpushimit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img