KMA NEWS – Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, do ketë vetëm një gjykatë Apeli në të gjithë vendin
“Sot është miratuar harta e re gjyqësore. Ky është një hap i rëndësishme i Reformës në Drejtësisë. Është produkt i një punë të shkëlqyer tre vjeçare të Këshillit të lartë Gjyqësor. Në Gjykatat që do të mbyllen nuk do cënohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementi i hartës do të bëhet me faza. Harta e re do të standardizojë kohën e mesatares së dhënë të vendim , do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë. Këtë fazë tranzitore do ta shfrytëzojmë për ndërgjegjësim dhe përfshirje të qytetarëve.”, tha Manja.





