KMA NEWS / Rama publikon VKM: Ja kadegoritë e studentëve që përfitojnë ulje tarifash
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë që ka pasur në fokus vetëm çështjen e studentëve dhe kërkesat e tyre. Me VKM të posaçme qeveria ka vendosur për kërkesat.
Kështu janë përcaktuar kategoritë e individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit.
“Arsyeja e konferencës lidhet me mbledhjen e sapopërfunduar të qeverisë ku në fokus kemi pasur studentët, jo vetëm kërkeksat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për Universitetin që do ta bëjmë publik në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre për ta futur Universitetikn në një fazë të dytë të një reforme transformuese që jo vetëm nuk duhet të zmbrapset por duhet të thellohet”– deklaroi Rama.
Vendimet e marra në Këshillin e Ministrave janë si më poshtë:
1 – Kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit.
2 – për disa disa ndryshime në vendimin numër 903 datë 21.12.2016 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë.
3 – kemi ndryshuar vendimin numër 288 të datës 21.05. 2018 të Këshilit të Ministrave për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë.
4 – kemi ndryshuar vendimin 269 të datës 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale dhe që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Këto katër vendime që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen me këto terma
Së pari, kemi studentët me familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikë që marrin financimin e plotë 100% të tarifës. Do të përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja.Një bazë për të mbështetur dhe subvencionuar 100% tarifën ka qenë, por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo gjë të bëhet drejtëpërdrejtë nga qeveria për çdo student që ka këto kritere.
Së dyti, studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi do të përfitojnë nga qeveria financimin 100% të tarifës së tyre të regjistrimit nga terifa e plotë që paguanin para këtij vendimi. Po ashtu në çdo program studimi ata do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekë të reja. Deri sot bëhej fjalë për për 8100 lekë dhe për vetëm për ata me mesatare 10. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë për studentët më të mirë.
Së treti, do tu japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifave të studimit drejtëpërdrejtë nga buxheti me pranimin në Universitet, që deri para këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të këtij regjistrimi. Të gjithë studentët aktualë për pjesën e mbetur të këtij viti akademik, dhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta. Ndërkohë në vitin e ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6 e sipër do të humbasin çdo mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.
Së katërti, sa i takon nivelit të dytë të studimeve qeveria do të paguajë vetëm për studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët me familje me ndihmë ekonomike, të verbërit, para dhe tetraplegjikët, jetimët, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjitha grupet e tjera vunerabël të përcaktuar në vendim 50% të tarifës.
Ky është vendimi sa i takon tarifave, hyn në fuqi menjëherë. Në janar të gjitha detyrimet financiare që burojnë nga këto vendime do ti mbulojë qeveria.
REAGIMI I RAMËS
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.
Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Shpjegohen konkretisht në këto terma: Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, personat tetraplegjikë do të marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. dhe nuk do të paguajnë tarifë. Studentët që kanë mesataren mbi 9 do të përfitojnë 0 tarifa studimi, dhe do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.
Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën e mbështetjes së qeverisë. Të gjithë studentëve do tiu paguhet 50% e tarifës nga buxheti i shtetit, që do të thotë se të gjithë studentët aktualë, edhe ata me katra dhe me pesta nuk do të paguajnë për pjesën e mbetur të vitit, por do të paguajë Buxheti i Shtetit. Në vitin e ardhshëm ata që do të jenë nën mesataren 6 do të humbasin çdo mbështetje nga ana e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë lidhur me kërkesën e dytë të studentëve që kishte të bënte me gjendjen në konvikte, Rama premtoi se rikonstruksioni i tyre do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.
“Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.





