Qytetarët rus shpërthejn në protesta kundër luftës në Ukrainë: Arrestohen mbi 700 persona

SHQIPTARI NEWS – Demonstrata po zhvillohen të djelën në disa qytete në mbarë Rusinë për të protestuar kundër sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës, nga Presidenti Vladimir Putin. Mbi 700 persona janë ndaluar deri më tani nga policia.

Grupi i të drejtave të njeriut OVD-info, i cili monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se deri në orën 18:30 sipas orës lokale, policia kishte ndaluar 745 persona gjatë demonstratave në 37 qytete ruse. Të paktën 353 prej tyre u arrestuan në Moskë, njoftoi OVD-info.

Një gazetar i agjensisë së lajmeve AFP që ishte i pranishëm gjatë një proteste në kryeqytetin Moskë pa të paktën dymbëdhjetë arrestime dhe tha se policia po largonte çdo person që nuk kishte kredenciale shtypi.

Një vajzë bërtiste “paqe në botë” ndërsa dy policë po e merrnin me vete, raportoi agjensia AFP.

Në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Pjetërburg, gazetarët e AFP-së panë arrestime të shumta, ndër ta edhe një protestues që po e tërhiqnin zvarrë në rrugë.

Bulevardi qendror Nevsky u mbyll nga policia nëpërmjet dhjetëra furgonëve të policisë që kishin parkuar përgjatë rrugës.

Fundjavën e fundit, policia arrestoi mbi 5 mijë protestues në mbarë Rusinë.

Protestuesit mund të përballen me gjoba dhe dënime me burg.

Që kur Rusia filloi sulmin më 24 shkurt, mbi 14 mijë persona janë arrestuar në Rusi për shkak të pjesëmarrjes në protestat kundër luftës.

* Për këtë artikull u përdorën informacione nga agjensitë e lajmeve Associated Press dhe AFP.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img