Qytetarët shqiptarë protestojnë kundër rritjes së çmimit të Naftës

SHQIPTARI NEWS – Qindra qytetarë në Tiranë protestuan kundër rritjes së çmimit të karburanteve të mërkurën në mbrëmje para kryeministrisë.

Pjesëmarrësit të moshave dhe profesioneve të ndryshme, familjarë, të rinj dhe veprimtarë të shoqërisë civile u mblodhën në protestë nga njoftimet në rrjetet sociale.

“Shtresa dhe grupime të gjera të shoqërisë janë të pambrojtura përballë trukeve të tregut, të cilat japin goditje të forta në ekonominë familjare, ndaj njerëzit protestojnë me të drejtë dhe kërkojnë mbikëqyrjen e tregjeve dhe kujdesin shtetëror për më të varfërit” – thotë Edlira Çepani, veprimtare për të drejtat e grave dhe vajzave.

Folësit kryesorë bënë thirrje për ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të ndihmuar familjet në përballimin e çmimit të naftës.

“Zhvillimet në tregun e karburanteve nuk kanë lidhje me sulmin rus mbi Ukrainën, por janë spekullime që kryhen nën indiferencën e autoriteteve shtetërore. Qytetarët duhen mbrojtur nga rritja e papërballueshme e çmimeve, sidomos për lëndë jetike si nafta” – thotë Adriatik Lapa, jurist dhe veprimtar i të drejtave njerëzore.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmimet e një tregu të lirë dhe se këto luhatje tregjesh janë sakrificat e luftës që ka nisur në Ukrainë.

Protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve në disa rrugë kryesore të Tiranës dhe policia shoqëroi disa prej tyre në fund të protestës.

Policia deklaroi se ajo garanton mbrojtjen e qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore dhe bëri thirrje protestuesve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Nafta e automjeteve në Shqipëri u rrit menjëherë në 260 lekë për litër nga afro 170 lekë litri që është mesatarja vjetore e vitit të kaluar. Krahas naftës dhe grurit, rritje çmimesh janë shfaqur edhe në produkte të tjera ushqimore.

Protestuesit bënë thirrje për vazhdimin e protestave kundër rritjes së çmimeve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img