Rama akuzon Metën se ka paguar para të pista në Itali, për të sterrosur shqipërinë

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videon mbi të cilën shkruan se presidenti Ilir Meta ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president!

Rama ka publikuar dhe një video, e cila flet për lajmin që ministria e Brendshme Italiane akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit Ilir Meta, se kishin aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fake news që të nxiste rënien e qeverisë “Rama” në Tiranë.

Statusi i Ramës

Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar, pa atdhe pa din pa imam.

Nuk ka vonuar edhe replika nga presidenti për mes këshilltarit të tij Tedi Blushi

tediblushiKëshilltari i presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur Ramës në lidhje me lajmin e 1300 kontenierëve mbetje kimike nga Italia që do të groposeshin në Shqipëri, ku përflitet se është përfshirë Ilir Kulla, ish-këshilltar i kreut të shtetit:

“Fake news-et”e Profetit të Kokoshkave, marifete për t’iu shmangur miliona eurove

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, shkruan Blushi.

Sot më herët, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter e quajti shëmti të gjithë këtë histori duke akuzuar indirekt presidentin Meta për sponsorizim te shpifjeve ndaj Shqipërise:

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj me për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”, shkruajti Rama.

Dje në media u publikua një shkrim ku raportohej se Ministria e Brendshme italiane kishte përfunduar hetimin mbi një lajm të publikuar në një media të vendit fqinj mbi groposjen në Shqipëri të 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme në vitin 2017.

“Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President gjatë revoltave të vitit 1997 dhe krizës së firmave piramidale dhe ndërkohë kryeministër në vitet 2005-2013.

Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri) për të cilin shkresa thekson se ka qenë kryeministër nga vitet 1999-2002 dhe krijues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “parti që bën pjesë edhe Kulla”, theksojnë dokumentet italiane”, shkruhet në artikullin e gazetës Shqip.

Vetë Ilir Kulla i pat konsideruar shpifje dhe të pavërteta në qershor të këtij viti këto raportime.

“Më duhet të them se kjo është vetëm një shpifje dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e meparshme i kam patur publike dhe do t’i kem publike.”, shkruajti pak muaj me parë Kulla.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img