Rama BashëS: Nuk më vë dot ti mua vija të kuqe, ik ndërtoje teatrin tek Kodra e Diellit

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama është shprehur se atë dhe kryeministrinë nuk e merr dopt peng askush. Referuar vizës së kuqe që ka deklaruar Opozita më parë për shembjen eTeatrit Kombëtar, Rama u tregua i prerë me Bashën dhe me Opozitën, tëeksa shtoi se askush nuk mund t’i vendosë atij vja të kuqe.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se Basha mund të shkojë ta ndërtojë Teatrin tek Kodra e Diellit dhe madje të hapë edhe një kompani tallashi.

“Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por partitë në opozitë të vërë vija të kuqe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Po Pëllumb Kullën ku e fusni? Po Viktor Zhustin ku e fusni? Mund të jenë shumë persona që thonë se kjo gjë duhet të rrijë. Por në fund të ditës gjërat ndahen. Mua dhe qeverinë nuk më merr peng dot askush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për Reformën Zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë,”– tha Rama.

Opozita ka deklaruar më herët se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një vijë e kuqe që maxhoranca e shkeli. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img