Rama ironizon Metën: Ata që vajtojnë ende për atë ngrehinë për të sulmuar qeverinë, deri dje nuk i morën as pluhurat

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në një drejtim të vetëm të gjitha dritëhijet e çështjes. Gjatë takimit të zhvilluar bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë në lidhje me donacionet e Bashkimit Evropian dhe programin startues për menaxhimin e fondeve, Rama nuk kurseu kritikat për opozitën, ndërsa mes ironisë theksoi se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit’, referuar indirekt deklaratës së presidentit Ilir Meta.

“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.

Edhe pse jo drejtpërdrejt, thumbi i Ramës vjen disa orë pasi presidenti Ilir Meta, ka rikujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Meta tha sot se shembja e teatrit ishte një akt taleban i bërë nga një pushtet që sjell dëme të pariparueshme.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img