KMA NEWS/ Kryeministri Rama ka kallëzuar në Prokurori për shpifje deputeten e PD-së, Albana Vokshi, të cilën Rama e thërret shpesh në Kuvend si “Pami”, për shkak të ngjashmërisë së saj me Pamela Anderson. Ky veprim është marrë pas akuzave të Vokshi për abuzime në sektorin e Shëndetësisë. Sipas reagimit të Kryeministrisë nëse provohen në Gjykatë akuzat e Vokshit për Ramën, ai është gati të japë dorëheqjen nga detyra si kryeministër dhe aktiviteti i tij politik. Lexoni më poshtë deklaratën e Kryeministrisë.
“Zyra e Kryeministrit ka ndermarre hartimin e kallzimit te deputetes Albana Vokshi per vepren e shpifjes. Ne aktivitetin e saj te vazhdueshem prodhues ajo ne menyre te perseritur perfshin emrin e kryeministrit.
Zyra e kryeministrit ka te gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, per te besuar se fatkeqesisht deputetja Albana Vokshi i perket kategorise se shpifesve profesioniste te nivelit te larte politik ne PD, si famekeqinjte Paloka dhe Ristani. Keta te fundit u provuan si shpifes per perdorim partiak nga Gjykata e Larte e Shqiperise, pasi nuk arriten te provojne perpara trupit gjykues asgje tjeter pervec faktit se shpifin per llogari te partise se tyre.
Ka ardhur koha qe Gjykata e Larte te kaloje ne siten e gjykimit te saj te pavarur e te paanshem edhe akuzat e deputetes ne fjale. Njesoj si ne rastet e shpifesve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmerine e tij per te dhene doreheqjen, jo vetem nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nese deputetja Vokshi do te provoje ne gjykate se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk jane te tilla”, thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.





