Rama me të rinjët e Elbasanitt: Meta ka dalë me trastë në dorë varrezave, PD-ja merr çelësat dhe bën rrëmujë gjithçka, ne vijmë dhe e sistemojmë,

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën ‘Deputeti që duam’ edhe për të rinjtë e Elbasanit, që duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste. Nga pika e përpunimit të mbetjeve, që njihet ndryshe si incenerator, e që javët e fundit është bërë ‘mollë-sherri’ për përplasjen mes PD-PS, Rama u bëri thirrje të rinjve që të bëheshin pjesë e selisë rozë.

Bashkë me kryetarin e grupit parlamentar, Taulant Balla, kryeministri tha se të gjithë ata që e ndjenë veten se kanë gjëra për të dhënë, duhet të bëhen pjesë e PS-së, për të bërë që kjo parti të futet më 25 prill, me listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare të radhës.

Kryeministri nuk i ndali sulmet për Presidentin Ilir Meta dhe për Partinë Demokratike, as nga Elbasani. Për Metën, Rama tha se nuk e kupton se çfarë kërkon më ai njeri nga Shqipëria, pasi sipas tij, ka marrë trastën dhe ka dalë në varreza për të dekoruar heronjtë.

Ndërsa për selinë blu, tha se sa marrin ata çelësin në dorë, bëjnë gjithçka rrëmujë, kurse PS-ja vjen dhe rregullon rrëmujën e tyre. Sidoqoftë, sipas Ramës, betejën Partia Socialiaste nuk e ka me atë Demokratike, por me ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Në fund, kryeministri tha se është krenar kur kthen kokën pas dhe bën bilancin.

Më tej kryeministri Rama ka ftuar edhe demokratët që s’janë vlerësuar apo ata që nuk kanë gjetur hapësirë në PD, që të behën pjesë e Partisë Socialiste. Rama ka bërë batuta dhe me Taulant Ballën ku  tha se ai ka dashur që i vogël të ishte anëtar partie, dhe e njëjta gjë nuk kishte ndodhur me atë dhe me ministren Evis Kushi. “Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur. Unë se kam menduar kurrë që do bëhesha anëtar partie, Evisi gjithashtu, s’po them për Taulantin se ai ka dashur që i vogël të jenë anëtar partie. Ne jemi të ndryshëm në këtë familje. Janë ata që kanë hyrë me forumin dhe ata si unë që kanë ardhur nga një tjetër rrugë. PS është ide, dogmë dhe jo një kazermë. Është një familje që nëse do merresh me politikë je më i respektuar se askund tjetër”, theksoi Rama.

Kryeministri nuk i ka kursyer epitetet as për kryedemokratin Lulzim Basha. ‘Dozhurn, zëvendësues, bosh’ janë termat që Rama tha për rivalin e tij. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë ide, asnjë ndryshim ndër vite dhe nuk mundet të thotë që është gati të qeverisë. ‘Si mundet PD sot të thotë jam gati të qeverise kur nuk ka reflektuar asgjë. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtat ide me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues, një dezhurn, është një bosh. Por sidoqoftë ne nuk e kemi betejën me ta. Kundërshtarët tanë në këtë betejë nuk janë ata, ata janë kundërshtarët e Shqipërisë, të së ardhmes së Shqipërisë dhe kundërshtarë të çdo shqiptari që do të jetojë këtu dhe çdo të riu. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Ne na duhen vajza dhe djem si vajza që foli para meje dhe Evisit, shqiptarë që vijnë nga jeta e përditshme, vijnë nga puna, nga përpjekjet dhe rezultatet në rrugën e tyre, qofshin në rrugën e qytetit, qofshin në rrugën e fshatit. Qofshin profesionistë në qytet apo fshat”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama sërish ka përmendur presidentin e vendit Ilir Meta gjatë aktivitetit të ditës së  sotme në Elbasan. Rama u shpreh se Meta ka marrë të gjitha privilegjet nga Shqipëria e se nuk ka se çfarë kërkon më tepër. Dhe një herë tjetër, Rama theksoi deklaratën për dekoratat që jep Meta duke thënë se nuk i lë të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Meta ka marrë më shumë seç duhet nga Shqipëria, theksoi sërish Rama nga Elbasani.  ‘Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot? Çfarë do Ilir Meta? A mund të ma thotë njeri çfarë duhet t’i japë më shumë Shqipëria Ilir Metës. Qysh kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë më shumë se Ilir Meta. Të gjitha Shqipëria ia ka dhënë Ilir Metës. Çfarë kërkon sot Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Çfarë kërkon Ilir Meta që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë. Për t’i bërë heronj mjeshtra pune, mjeshtra arti e mjeshtra zanati. E bëj këtë pyetje për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parit dhe të trajtuarit si plaçkë dhe të shqiptarëve si mish për top.’- tha kryeministri Rama.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img