Rama në KiE: Lajmi më i tmerrshëm i rremë! Pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte të pavërteta! Dalin në pension e bëjnë libra

GAZETA E LONDRES – Rama në KiE: Lajmi më i tmerrshëm i rremë! Pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte të pavërteta! Dalin në pension e bëjnë libra

Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar pretendimet e ish-prokurores Carla del Ponte për krimet e lufës të kryera nga UÇK-ja, si lajmi më i tmerrshëm i rremë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, Rama deklaroi se pretendimet e Pontes se luftëtarët e UÇK-së kanë bërë trafik organesh, janë të bazuara në burime të dyshimte.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ish-prokurorja doli në pension dhe publikoi një libër për të përfituar nga shitjet.

Rama: Minuan vetë veprimet e tyre, parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin e luftës për Liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre, prezupozuan se kurrë nuk kishin pasur një gjë të tillë. Më pak se një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh. Pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UCK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në të gjithë botën. Kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyettja më misterioze ishte se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të investiguar më tej.

Si vazhduan të mbeteshin këto akuza. Nuk do të angazhohem në spekulime. Ishin kaq interesante sa tërhoqën mendjen e Vladimir Putinit këu në Këshill. Kosaçevi, një parlamentar që përfaqësonte partinë “Rusia e bashkuar”, u përball me sanksione nga SHBA dhe nga BE-ja, pasi ishte i pari që në vitin 2008, dorëzoi këtu një raport për krimet e lufës. Jo për ndonjë vepër të mirë, por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes Këshillit të Europës. Mocioni i tij u mor nga ky institucion dhe pretendoi se kreu hetime, në emër të Asamblesë Parlamentare. Raporti përmendnte me emër, drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve pas dhe para luftës në 1998 dhe 1999.

Ndërkohë që raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas, meqë ra fjala. Delegacioni shqiptar atëherë, këtu i pranishëm, nuk e pengoi edhe pse nuk poati asnjë provë.  Jam sot në 2022 këtu. Jo sepse ne zbuluam sot se ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë, por sepse pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kështu që shpresoj të kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj. Pretendimet tërësisht të pavërtetuara nga një ish-prokurore e pushtetshme. Bazohej në burime të dyshimta. Pasi lënë punën, publikojnë libra dhe bëjnë histori të pavërteta për të rritur shitjet.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img