Rama në linjën e Blushit dhe Berishës: Shqipëria e Kosova, gati t’i përgjigjemi Serbisë

KMA NEWS / “Nëse Serbia cënon 1cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit Baton Haxhiu, ku ishte i ftuar së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria dhe Kosova janë promotorë të paqes në rajon, por nëse cenohen, do të mbrojnë sovranitetin territorial.
“Shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial. Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i çojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi ç’u bëjmë. Por nëse duan të cenojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”, u shpreh Rama.
Deklarata e kryeministrit vjen pas reagimit që patën në parlament, Ben Blushi dhe Sali Berisha që folën për luftë dhe ndryshim kufijsh në Ballkan, nëse Serbia i shkon deri në fund provokimeve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img