Rama – PD-se: Harrojeni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve!

KMA NEWS / Dialogu që Edi Rama i kërkon Partisë Demokratike ka të bëjë vetëm me ndryshimin e Kodit Zgjedhor. “PD ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve” u shpreh kryeministri nga monologu që bën çdo të dielë në Facebook. Zgjedhjet në Kavajë do të jenë përplasja e parakohshme e të dy palëve.

“Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 Majit për qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik” u shpreh Rama, duke e konsideruar këtë qëndrim “marrje peng të popullit” dhe “destabilizim të vendit”. “Me ose pa Partinë Demokratike populli duhet dhe do të zgjedhë i lirë në ditën sovranitetit të tij të pakundërshtueshëm, qoftë në zgjedhjen e kryetarit ose kryetares së Bashkisë së Kavajës, qoftë në zgjedhjen e parlamentit të ri të qeverisë së Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme.” u shpreh Rama.

“Bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku cdo ndryshim që e forcon ligjin e zgjedhjeve dhe çdo mekanizëm që I duhet PD që të ndjehet e garantuar për zgjedhje, por qëndrimi im është i pandryshuar për gjithçka nuk kemi në dorë” tha Rama duke shtuar se nuk do të ketë negociata për qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img